Kryesore » 2012 » Dhjetor » 14 » Armatosen rojet e pyjeve
8:17 PM
Armatosen rojet e pyjeve
Rojet e pyjeve po mobilizohen edhe më shumë në misionin e tyre për mbrojtjen e pyjeve nga prerësit ilegalë dhe nga veprimet e paligjshme të personave të papërgjegjshëm. Procesi i pajisjes me armë për rreth 220 roje të pyjeve, i cili tashmë është në prag të finalizimit, do të zvogëlojë rrezikshmërinë në kryerjen e punëve të përditshme në terren. Këtë e bëjnë të ditur zyrtarët e Agjencionit Pyjor të Kosovës, të cilët për blerjen e gjithsej 300 armëve që do t’ju ndahen rojeve në muajin janar të vitit 2013, ka shpenzuar rreth 90 mijë euro.Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit Pyjor të Kosovës, Ahmet Zejnullahu, tregoi se pajisja me armë është parë e nevojshme pas aprovimit të ligjit për armëmbajtje, ku edhe rojeve të pyllit në bazë të këtij ligji i lejohet furnizimi me armë. "Për pajisjen me armë dhe municion të rojeve të pyjeve, ne kemi ndarë nga buxheti ynë rreth 90 mijë euro dhe kemi blerë gjithsej 300 armë, të cilat do t’ju shpërndahen rojeve gjatë muajit janar”, tha kryeshefi Zejnullahu.Ai thotë se në këtë mënyrë rritet siguria për rojet e pyjeve, të cilët në mënyrë të vazhdueshme janë sulmuar nga prerësit ilegalë dhe kanë qenë të rrezikuar edhe nga kafshët e egra nëpër pyje. "Deri më tash mbi 50 për qind i kanë kryer trajnimet për armë dhe deri në fund të këtij viti, eventualisht në fillim të vitit të ardhshëm, do të përfundoj në tërësi ky proces. Rritja e nivelit të sigurisë për rojet e pyjeve besojmë se do të ndikojë edhe në rritjen e efikasitetit në ruajtjen e pyjeve, sepse shkalla e rrezikut me të cilin ballafaqohen në terren është jashtëzakonisht e madhe”, tha Zejnullahu.Agjencioni Pyjor i Kosovës, duke parë rrezikshmërinë e rojeve në terren dhe duke u bazuar në nenin 3 të Ligjit për armëmbajtje, muaj më parë kishte paraqitur një kërkesë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, për pajisjen me armë dhe municion të rojeve të pyjeve. Kjo kërkesë ishte aprovuar nga ky institucion dhe duke u bazuar në një vendim të Qeverisë së Kosovës për listën e autorizuar, përkatësisht për pajisjen me armë për qëllime të veçanta, e cila në bazë të vendimit ishte klasifikuar si konfidenciale është bërë edhe blerja nga institucionet shtetërore të sigurisë, në pajtim me listën e autorizuar për pajisje me armë.
Views: 1101 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player