Kryesore » 2013 » Nëntor » 30 » Papunësia në Eurozonë bie për herë të parë që nga viti 2011
10:16 AM
Papunësia në Eurozonë bie për herë të parë që nga viti 2011
 Niveli i papunësisë në vendet e eurozonës njohu rënien e parë që prej pjesës së parë të vitit 2011, treguan të dhënat zyrtare të publikuara ditën e premte. Papunësia midis 17 vendeve që përdorin monedhën e përbashkët euro ra në 12.1% në muajin tetor.Kjo është hera e parë që prej shkurtit 2011 që vendet e eurozonës njohin në një muaj rritje të punësimit, dëshmuan statistikat e "Eurostatit”, transmeton TCH.

Papunësia është më e larta në Spanjë dhe Greqi, ku 27% e popullsisë aktive mbetet e papunë, ndërsa niveli më i ulët shënohet në Austri, vetëm 5 për qind.

19 milionë njerëz në vendet anëtare janë të papunë.

Një rritje e lehtë u vërtetua edhe në fuqinë blerëse gjatë muajit të shkuar, duke forcuar besimin se rimëkëmbja ekonomike në BE është duke u përshpejtuar.  
Views: 915 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player