Kryesore » 2011 » Maj » 5 » Shqipëri, ulet interesi i bonove të thesarit
11:25 AM
Shqipëri, ulet interesi i bonove të thesarit
Interesi i Bonove të Thesarit njohu një rënie të papritur në ankandin e ditës së enjte. Bonot me afat maturimi 12 mujor u emetuan me një normë mesatare të ponderuar interesi prej 7.37 për qind, nga 7.41 për qind që ishte në ankandin e mëparshëm.

Kjo është rënia e parë e interesit të Bonove me maturim vjetor që nga dhjetori i vitit të kaluar. Gjallërimi i kredisë, kërkesa e lartë e qeverisë për para dhe rritja e normës bazë në muajin mars kishin sjellë rritjen graduale të interesave të bonove gjatë pjesës së parë të vitit 2011.

Qeveria emetoi Bono në vlerën e 7.1 miliard lekëve, ndërkohë që oferta për financim ishte mjaft e bollshme, 10.5 miliard lekë. Ndërkohë, interesat për Bonot me afat maturimi 3 mujor njohën një rritje të lehtë dhe u emetuan në ankandin e sotëm ne një normë mesatare të ponderuar interesi prej 5.47 për qind, nga 5.45 për qind që ishte në ankandin paraardhës.

Në ankand u emetuan Bono në vlerën e 3.5 miliard lekëve, nga 3.6 miliard lekë që ishte oferta për financim. Diferenca më e ulët mes kërkesës dhe ofertës duket se ka bërë që për Bonot me maturim 3 mujor tendenca të jetë paksa e ndryshme dhe interesi të rritet edhe njëherë tjetër
Views: 772 | Added by: ksdardania | Rating: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player