Kryesore » 2011 » Maj » 9 » Shqipëria së shpejti i kthen 8,5 milionë dollarë borxh Serbisë
9:40 PM
Shqipëria së shpejti i kthen 8,5 milionë dollarë borxh Serbisë
Shqipëria së shpejti do të duhej të fillojë të kthej borxhin në shumë 8,5 milionë dollarë Serbisë, i krijuar në kohën e ish-Jugosllavisë, në bazë të këmbimit të mallrave Shqipëri-ish-Jugosllavi, raportojnë mediat serbe.
Qeveria e Serbisë i ka propozuar para disa ditësh Kuvendit që të ratifikojë një marrëveshje me Këshillin e Ministrave të Shqipërisë për rregullimin e borxhit ndaj Serbisë, ka transmetuar agjencia Tanjug.
Sipas kësaj agjencie serbe, Shqipëria ka afat 5 vjet për të kthyer borxhi, ndërsa datat e pagesës së faturave janë 31 marsi dhe 30 shtatori në çdo vit kalendarik.
Sipas medieve serbe, me marrëveshje janë parashikuar edhe detaje të tjera rreth kthimit të këtij borxhi, madje edhe detaji i pagesës së kamatës ndëshkuese në rast të vonesës së pagesës etj.
Views: 619 | Added by: ksdardania | Rating: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player