Kryesore » 2012 » Dhjetor » 19 » UBS paguan dënim për manipulime me kamata
3:43 PM
UBS paguan dënim për manipulime me kamata
Gjiganti bankar zviceran UBS është pajtuar të paguajë gjobë në shumë prej 1.5 miliardë dollarësh për zgjidhjen e hetimeve lidhur me manipulimet e kufijve të shkallës së kamatave, që janë përdorë nga huadhënësit në mbarë botën. UBS ka shpallur sot se bordi i saj i drejtorëve ka autorizuar arritjen e zgjidhjes me agjencitë rregullatore të Zvicrës, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara.UBS është njëra nga disa banka kreditore aktualisht nën hetime lidhur me manipulime të mundshme të marrëveshjes për Shkallën e Ofruar Ndërbankare në Londër (Libor).Në muajin qershor, agjencitë në Shtetet e Bashkuara dhe në Britani kanë imponuar gjoba në shumë prej 450 milionë dollarë për kompaninë Barclays për paraqitjen e të dhënave të rrejshme, të shfrytëzuara për aranzhim ndaj marrëveshjes Libor.Libor i gjurmon shkallët mesatare të interesit me të cilat bankat kreditore në Londër i japin hua njëra-tjetrës, transmeton REL.
Views: 1140 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player