Kryesore » 2012 » Maj » 4 » 23 milionë euro për projektet e zhvillimit në Kosovë
8:52 PM
23 milionë euro për projektet e zhvillimit në Kosovë
Banka Botërore miratoi dje një shume prej 23 milionë eurosh për projektet e zhvillimit në Kosovë, SEDPO -2. Fondi i Bankës do të shoqërohet edhe me dy shuma të tjera, njëri prej 12.1 milionë eurosh nga Komisioni Evropian, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Italia, Norvegjia, Suedia dhe Zvicra dhe tjetri prej 1.8 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkura .Në njoftimin për shtyp, Banka Botërore thonë se SEDPO mbështet reforma të rëndësishme të politikave për Kosovën, duke patur si objektiv përmirësimet në mjedisin e biznesit për të nxitur invenstimet nga brenda dhe jashtë vendit.SEDPO-1 për Kosovën kapi shumën e 30.9 milionë dollarëve dhe iu dha vendit më 30 vjetor 2011. Disbursimi i fondeve u derdh në buxhetin e Kosovës pasi ajo zbatoi me sukses reformat e përqendruara në punësimin dhe rritjen e qendrueshme ekonomike, thuhet në njoftimin e Bankës Botërore
Views: 451 | Added by: ksdardania | Rating: 2.5/2

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player