Kryesore » Entries archive
Sipas kreut të KESH-it, eksportet dhe importet e detyruara për CEZ janë të alternuaraNë kushtet e ardhjes së verës dhe bashkë me të, të periudhës së thatësirës, Koorporata Elektroenergjetike siguron se rezervat ujore janë në nivelin e duhur, për të siguruar energjinë.
Sipas kreut të KESH-it, eksportet dhe importet e detyruara për CEZ janë të alternuara. 
Në lidhje me privatizimin e hidrocentraleve, drejtori i KESH-it, shprehet se një praktikë e tillë do të ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-13

Greqia nuk është një prej vendeve të preferuara për pushime prej qytetarëve shqiptarë. Edhe pse pritej që për shkak të krizës ky vend të ofronte çmime më të ulta përsëri ofertat e vendeve si Turqia dhe Spanja janë më të favorshme. Griselda Goxhara pranë agjensisë Yldon Travel shprehet se ka pasur kërkesa për në Greqi më tepër për vizita të shkurtra por çmimet dhe ofertat turistike nuk kanë pësuar ulje në krahasim me vite më parë.
Po ash ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-13

Bilanci tregtar i Kosovës po shkon duke u përkeqësuar. Sipas të dhënave të Enti të Statistikës së Kosovës (ESK), muajt e fundit ka rritje të deficitit tregtar.
Të dhënat flasin se gjatë prillit të këtij viti Kosova ka deficit tregtar 166,5 milionë euro krahasuar me deficitin prej 154,7 milionë eurove që ishte në prillin e vitit 2010, shkruan Kosova Sot.
Eksporti në prill 2011 kishte vlerën 29,3 milionë euro, ndërsa importi 195,8 milionë euro, që është një rritje ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-11

Edhe pas miratimit të një tjetër pakete shpëtimi për Greqinë nga parlamenti federal gjerman, vazhdon edhe më tej polemika për llojin e ndihmës financiare.
Kryeekonomisti i Bankës Qendrore Evropiane, Juergen Stark, ritheksoi kundërshtimin e institucionit të tij ndaj kërkesës së qeverisë gjermane për pjesëmarrje të kreditorëve privatë në ristrukturimin e borxhit grek.
"Nëse një pjesëmarrje e detyruar do të vlerësohej si humbje kredie, Banka Qendrore E ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-11

Monedha europiane vijon të mbetet në kuotat më të larta historike, duke u këmbyer për 143 lekë.
Banka e Shqipërisë raportoi dje se euro kishte pësuar një tërheqje në raport me monedhën tonë kombëtare, për 0.03 lekë, por që gjithsesi rreziku mbetet i lartë.
Ekspertët nuk guxojnë të japin komentet e tyre lidhur me mbiçmimin e euros, pasi çdo ditë zhvillohet një situatë e re dhe askush nuk mund të japë një parashikim, aq më tepër Banka e Shqipërisë.&nb ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-11

Që buxheti i shtetit do të ndryshojë në korrik, kjo është tashmë e sigurt. Në Ministrinë e Financave po bëhet rakordimi i fundit i shifrave që do zërë gërshëra e shkurtimeve.Por, buxheti i vitit 2010 duhet të ishte ndryshuar me kohë, sepse që në fillim ai është hartuar "gabim”. Është hartuar mbi shifra të paqena, është bazuar mbi parashikime jo të vërteta, dhe ndoshta është krijuar i tillë pikërisht për t’u korrigjuar në korrik. Në buxhet lëvizin r ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-11

Brenda 3 muajve të ardhshëm pritet të asfaltohen pjesë të qenësishme të këtij segmenti.Kanë filluar të asfaltohen kilometrat e parë të segmentit rrugor Shkodër -Hani i Hotit, konkretisht segmenti në dalje të Koplikut si dhe në by-pass-in e Bajzës.Brenda 3 muajve të ardhshëm pritet të asfaltohen pjesë të qenësishme të këtij segmenti duke ndikuar dhe në përmirësimin e trafikut në të këtë segment.
Aktualisht po punohet në të gjithë pjesën urbane dhe ekst ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-10

Komuna e Lipjanit i ka detyruar taksistët e kësaj komune, të cilët operojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, që t’i ngjyrosin makinat e tyre më ngjyrë të verdhë. Krejt kjo në këmbim të lejes së punës. Taksistët thonë se kanë paguar secili nga 500 euro dhe se për këtë kanë marrë edhe kredi.
Për të siguruar lejen e punës janë detyruar të ngjyrosin makinat e tyre. Ky ka qenë kushti për 42 taksistët e komunës së Lipjanit që operojnë në Aeroportin ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-10

Shefi i Opel-it, Karl Friedrich Stracke ka hedhur poshtë si të pavërteta njoftimet për shitjen e mundshme të prodhuesit të automobilave. Thashethemet janë spekulime, i shkruan ai bashkëpunëtorëve përmes postës elektronike. Stracke do të mbajë sot në Ruzelhajm një fjalim para punonjësve.
Revista "Der Spiegel" dhe "Auto-Bild" kanë njoftuar se koncerni mëmë i Opel-it, General Motors është duke menduar sërish për shitjen e Opel-it. Për menaxherët e Detroitit, reha ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-10

Parlamenti gjerman diskuton këtë të premte për ndihmat miliardëshe për Greqinë. Partia Kristiandemokrate, Kristiansociale dhe e Demokratëve Liberalë shtrojnë kërkesën e përbashkët për një paketë tjetër ndihme për Greqinë, duke e lidhur atë ngushtë me kushtet. Këto parti kërkojnë pjesëmarrjen e kredidhënësve privatë si dhe privatizim e kursime të forta. Kryetari i socialdemokratëve, Sigmar Gabriel kërkoi shtyrjen e afatit të shlyerjes së borxheve greke, me pj ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-10

Hidrocentrali i Komanit pritet t’i nënshtrohet projektit të sigurisë së digave që KESH dhe qeveria shqiptare parashikon të implementojë.Ndërhyrjet në këtë hidrocentral të konsideruara si të një rëndësie të lartë kërkojnë financime, të cilat Korporata Elektroenergjetike Shqiptare është duke i kërkuar nga donatorët. Dje u zhvillua edhe tryeza e dytë me donatorët, që janë institucione financiare ndërkombëtare, nga të cilat drejtori i Përgjithshëm i KESH ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-10

Krahas Telekomit gjerman edhe Telekom Austria ka shfaqur interesimin e vet për të blerë 75 për qind të aksioneve të Postë Telekomit të Kosovës.
"Jemi të interesuar të blejmë Postë Telekomin e Kosovës", i ka thënë gazetës vjeneze Die Presse një zëdhënëse e Telekom Austrisë. Megjithatë, ajo ka theksuar se Telekom Austria ende nuk ka marrë nën llupë bilancin e PTK-së. Ajo nuk ka folur as për çmimin, por as për kohëzgjatjen e procedurave.
Përfaqësuesit ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-08

Pas fillimit të ndërtimit të autostradës Kosovë - Shqipëri, autoritetet përgjegjëse të këtyre dy shteteve patën paraqitur nevojën edhe për një linjë hekurudhore që lidh këto dy vende. Por, ky projekt ende ka mbetur vetëm ide. Autoritetet në Prishtinë thonë se në këtë drejtim nuk ka asgjë konkrete, edhe pse sipas tyre, Kosova nuk e ka të vështirë realizmin e këtij projekti, pasi Shqipëria ta përfundojë pjesën e vet të hekurudhave.
Ndërtimi i një linj ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-05

Qeveria greke ka ndryshuar ditët e fundit një ligj 85-vjeçar duke u dhënë më në fund mundësinë, sidomos shtetasve shqiptarë, të blejnë një shtëpi, apo një sipërfaqe toke në Selanik, në zonën turistike të Halkidhikisë apo zonat kufitare të vendit.
Deri dje ishte tepër e vështirë për banorët e shteteve fqinje, si Shqipëria apo Turqia, të blinin një shtëpi apo një sipërfaqe toke, në zonat kufitare, për arsye të një ligji të vitit 1926 që ndalonte blerje ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-05

Industria e vetura në Çeki është rimëkëmbur plotësisht nga kriza botërore ekonomike e vitit të kaluar, dhe ka shënuar të ardhura prej 29 miliardë euro. Pjesa e industrisë së prodhimit të veturave dhe pjesëve është rritur për 21.2 %, që është më e larta deri tani, transmetojnë agjencitë. 
Prodhimi i veturave ka kaluar milionëshin vitin e kaluar. Çekia është prodhuesi i pestë më i madh në Evropë për nga numri i veturave, ndërsa për nga numri i ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-06-05

« 1 2 ... 13 14 15 16 17 ... 19 20 »

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player