Kryesore » Entries archive
Me diskutimin për pasojat e katastrofës nukleare të Fukushimës fillon të enjten (26.05) samiti i G8-s në Deauville të Francës. Kryeministrat e tetë shteteve të industrializuara janë të të interesuar për kritere të forta.
"G-Day" në Normandi. Në këtë samit të G8-s, antiprotestuesit nuk kanë asnjë shans. 12.000 policë e kanë fortifikuar qendrën turistike Deauville. Mobilizim i madh për një samit, në të cilin mikpritësi Nicolas Sarkozy fillimisht donte të b ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-26

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila takoi të enjten ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, Stojan Karajanov.
Ambasadori Karjanovduke iu referuar marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të dy vendeve, tha se Maqedonia vazhdon te jetë njëri ndër partnerët kryesorë të Kosovës sa i përket marrëdhënieve tregtare. Ai gjithashtu potencoi interesimin e bizneseve maqedonase të vazhdojnë një bashkëpunim të ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-26

Përfituesi i 400 mijë eurove nga Postë-Telekomi i Kosovës pritet të prezantohet në Konferencën ndërkombëtare të inxhinierisë në Londër nga kryeshefi i kësaj korporate Shyqyri Haxha, shkruan "Koha Ditore”. Kryeshefi i PTK-së, sipas listës së pjesëmarrësve të kësaj konference ndërkombëtare të publikuar nga Asociacioni Ndërkombëtarë i Inxhinierisë, do të marrë pjesë në cilësinë e pedagogut të Universitetit të Kentit. Kjo konferencë planifikohet të mbahet ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-25

Anëtarët e lëvizjes "Vetëvendosje”, Partisë së Pensionistëve dhe përfaqësuesit e sindikalistëve kanë hedhur kritika ndaj të gjitha qeverive të deritashme të Kosovës për trajtim jo të mirë të pensionistëve. Këto subjekte kanë diskutuar të martën në një tryeze të rrumbullakët të mbajtur në hotelin "Grand” gjetjen e një zgjidhjeje për përmirësimin e sistemit aktual të pensioneve në Kosovë.
Dardan Sejdiu, anëtar i "Vetëvendosjes”, ka theksuar se s ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-25

Ministrja e Financave të Francës, Christine Lagarde e ka bërë zyrtare të mërkurën kandidaturën e saj për pozitën kryesore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Lagarde bëri të ditur lajmin në një konferencë me gazetarë në Paris, se ajo do të garojë të bëhet drejtoresha e re ekzekutive e FMN-së.
Vendet me ekonomitë në zhvillim e kanë kritikuar traditën që kjo pozitë i shkon gjithmonë një evropiani, duke thënë se zgjedhja e dre ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-25

Bedri Kosumi, prodhues dhe përpunues i patates, nga Vushtrria, ankohet se e kanë humbur një pjesë të madhe të tregut në Shqipëri, për shkak të ngarkesave të mëdha doganore që i aplikon kjo e fundit ndaj prodhimeve kosovare. "Sivjet e kemi humbur 30-40 për qind të tregut në Shqipëri dhe kjo është një goditje e rëndë për fermerët kosovarë”, shprehet Kosumi.
Sipas tij, një kilogram patate në tregun e Kosovës shitet prej 12-15 centë, përderisa doganat shqi ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-25

Paralajmërimet për vendosjen e tarifës doganore prej 10 për qind të produkteve që prodhohen në Serbi, Bosnjë dhe Moldavi, në rast se këto nuk e njohin vulën e Doganave të Kosovës, nuk shihet me sy të mirë nga shumica e bizneseve kosovare, shkruan sot "Koha Ditore”. Këtë vendim që zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari- Lila e sheh si ndëshkim ndaj eksportuesve serbë, disa nga biznesmenët e shohin si ndëshkim ndaj konsumatorëve, disa si veprim pa ndiki ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-23

Çmimi mesatar i naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara ishte 113,378 dollarë për barel dhe është për 7,68 për qind më i ulët se çmimi mesatar i naftës së papërpunuar sipas së cilit janë formuar çmimet vijuese të derivateve të naftës.Komisioni Rregullator për Energjetikë i uli çmimet e derivateve të naftës me pakicë. Benzinat lirohen për dy, ndërsa dizeli për 2,5 denarë.

Sipas vendimit të sjellë sot, çmimi i Euro ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-23

- Kërkesa botërore e arit në tremujorin e parë të vitit 2011 është rritur për 11 për qind, në 981.3 tonë në krahasim me 881 tonë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kumtoi Këshilli botëror për ar (WGC).
Vlera e kërkesës arriti nivel prej 43.7 miliardë dollarë në krahasim të 31.4 miliardë dollarë në tremujorin e parë të vitit të kaluar, që paraqet rritje prej më pak se 40 për qind.
Çmimi mesatar i arit në tremujorin e parë të vitit arriti rekordin 1.386.27 d ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-22

Bizneset kosovare kanë në dispozicion burime të kufizuara të qasjes në kapital. Përfaqësues të bizneseve dhe ekspertë të çështjeve ekonomike thonë se duhet ngritur domosdonë e hapjes së burimeve të tjera të qasjes në kapital me kushte më të përshtatshme.
Kursimet personale, huazimet nga miqtë dhe familja, si dhe kreditë bankare, janë burimet e vetme të qasjes në kapital për bizneset. Duke pasur parasysh që këto burime nuk janë ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-22

Ndërtimi i autostradës Vërmicë-Besi vazhdon pa mbikëqyrje. Pavarësisht faktit se dy seksionet e para janë në ndërtim e sipër, Ministria e Infrastrukturës ende nuk ka arritur ta zgjedhë një kompani, që do ta kryente këtë punë.
Për me tepër, pas dështimit të tenderit të parë, kjo ministri tashme e ka quar këtë proces në ritenderim. Saktësisht me 18 maj është mbyllur afati i ritenderimit, shkruan Express.

Zyrtarë të Ministrisë se Transportit thonë ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-22

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) synon që të formojë sindikata edhe në sektorin privat, sektor ky ku më së shumti shkelen të drejtat e punëtorëve. Sindikalistët thonë se punonjësit në këtë sektor hezitojnë organizimet sindikale për shkak të hakmarrjes nga punëdhënësi, me humbjen e vendit të punës.
Gjendja e rëndë ekonomike dhe shkalla e lartë e papunësisë, janë faktorët kryesorë që punëtorët në sektorin privat heshtin për parregullsitë që iu ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-22

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar e ka aprovuar shumën prej 26 miliardë eurove për Portugalinë, pjesë e pakos shpëtuese që bashkë me BE-në e ndihmon këtë shtet për të tejkaluar krizën e borxheve dhe problemet ekonomike.
Marrëveshja në mes të BE-së dhe FMN-së për Portugalinë arrin totalin prej 78 miliardë eurove, ndërsa është aprovuar nga ministrat e financave të vendeve të BE-së, në fillim të kësaj jave.

FMN ka ofruar rret ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-21

Publikohet udhëzimi i Ministrisë së Financave për mënyrën se si do të aplikohet në terren ligji për faljen i miratuar disa javë më parë nga Kuvendi. Ligji ka hyrë në fuqi që prej datës 18 maj dhe pritet të fillojë së shpejti të zbatohet nisur edhe nga nxjerrja e akteve nënligjore. Gazeta publikon sot të plotë Udhëzimin siç ka dalë nga dikasteri i Financave. Udhëzimi shpjegon në detaje procedurat që duhet të ndiqen nga individët dhe bizneset për të përfituar nga li ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-21

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ballafaqohet me mungesë të energjisë, pavarësisht faktit se në këtë sektor janë bërë shumë investime të huaja dhe vendore. Sipas njohësve të kësaj fushe, në 11 vjetët e fundit, në këtë sektor janë investuar mbi 1 miliard euro, kryesisht për riparime të termocentraleve dhe import të rrymës.
KEK-u, siç duket, nuk mund të mbijetojë pa investime dhe reduktime të vazhdueshme të energjisë elektrike. Për të përmirësuar gjendjen, në 11 ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-20

« 1 2 ... 15 16 17 18 19 20 »

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player