Kryesore » Entries archive
Në pamundësi që kontrabanda me derivate të naftës të luftohet në pikat doganore në veri, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e ka ndërruar destinacionin. Inspektimet tash e tutje do të fillojnë nëpër pikat e shitjes brenda Kosovës. Në këtë mënyrë, inspektorët përmes laboratorëve të certifikuar, do të konstatojnë se cila është naftë cilësore e cila e kontrabanduar.

Për këtë qëllim është në ndryshim e sipër edhe Udhëzimi Administrativ për cilësinë e derivateve ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-10

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) nuk është e vetmja që kanë borxhe në vlera milionëshe. Edhe ajo vetë ka borxhe, madje borxhet e saj ndaj Qeverisë së Kosovës janë mbi 157.5 milionë euro.

Në raportin e shpenzimeve të Qeverisë për vitin 2010, që e ka përgatitur Ministria e Financave (MF), borxheve të KEK-ut u është kushtuar një aneks në vete. Aty, duke ia mbledhur krejt paratë që ia dha Qeveria kësaj ndërmarrjeje publike që nga viti 2005, është bërë edhe ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-10

Shqipëria së shpejti do të duhej të fillojë të kthej borxhin në shumë 8,5 milionë dollarë Serbisë, i krijuar në kohën e ish-Jugosllavisë, në bazë të këmbimit të mallrave Shqipëri-ish-Jugosllavi, raportojnë mediat serbe.
Qeveria e Serbisë i ka propozuar para disa ditësh Kuvendit që të ratifikojë një marrëveshje me Këshillin e Ministrave të Shqipërisë për rregullimin e borxhit ndaj Serbisë, ka transmetuar agjencia Tanjug.
Sipas kësaj agjencie serbe, Shqipëria ka ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-09

Zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë, Behxhet Pacolli, nuk është duke i pëlqyer modeli aktual i zhvillimit ekonomik të vendit. Ai do të kërkojë nga udhëheqësi i Qeverisë, Hashim Thaçi, t’ia lërë në dorë këtë resor. Nisur nga përvoja e tij në biznes, ai synon që nëpërmjet një plani të hartuar nga ekspertët e tij ta zhvillojë ekonomikisht vendin, që sipas tij ka më shumë tipare të një vendi të varfër dhe me shumë probleme ekonomike. Për ta realizuar planin ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-09

Organizatat buxhetore të Kosovës mbajtën nëpër arkat e veta "private” 885 mijë euro në formë të "keshit”, në ditën e fundit kur janë mbyllur të gjitha transaksionet financiare vjetore të vendit.

Këto mjete financiare, sipas raportit vjetor të shpenzimeve të publikuar të mërkurën, nuk janë depozituar në asnjë llogari financiare e as nuk janë kthyer në buxhetin e shtetit."Kjo shumë përfaqëson paranë e imët e cila mbahet nga organizatat buxhetore e të cila ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-09

Zyrtarë të lartë amerikanë dhe kinezë i fillojnë sot bisedimet dy ditore ndërmjet dy ekonomive më të mëdha në botë.

Sekretari i Thesarit, Timoti Gajtner dhe Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton e udhëheqin delegacionin amerikan, i cili pritet t'i bëjë thirrje Kinës që të lejojë rritjen e vlerës së juanit.

Delegacioni kinez, i prirë nga zëvendëskryeministri Vang Kishan, do të kërkojë garanci se 1.200 miliardë dollarët amerikanë të Kinës që janë T ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-09

Industria eksportuese gjermane ka thyer të gjitha rekordet. Në muajin mars kompanitë gjermane kanë shitur jashtë kufijve mallra në vlerë prej 98.3 miliardë eurosh, niveli më i lartë që prej ekzistencës së Republikës Federale.

Në krahasim me marsin 2010 rritja e shënuar është 15.8 për qind, bëri të ditur Zyra federale e statistikave në Wiesbaden. Importet u rritën me 16.9 për qind, me një vlerë prej 79.4 miliardë euro, edhe ky nivel rekord.

Shoqata e treg ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-09

Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit në Kosovë vlerësojnë se burokracia, procedurat e tepërta për fillimin e një biznesi dhe sundimi i ligjit, janë pengesat kryesore që pengojnë bizneset kosovare dhe investitorët e huaj të bëjnë biznes në Kosovë. Ata thonë se pa eliminimin e këtyre pengesave, nuk mund të krijohet një ambient i favorshëm afarist.


Krijimi i një klime të favorshme për zhvillimin e biznesit në Kosovë, do të ishte një mundësi e mirë ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-09

Kompanitë vendore janë duke pësuar humbje të konsiderueshme si pasojë e ndërprerjes së preferencave tregtare të Kosovës me BE-në.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka konfirmuar për Radio Kosovës se autoritetet kosovare javën e ardhshme, në Bruksel, pritet të diskutojnë për kthimin e këtyre referencave tregtare me BE-në.

Kompanitë kosovare me shumë vështirësi kanë arritur të depërtojnë në tregjet evropiane. Por, si p ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-08

Biznesmeni Behgjet Pacolli në cilësinë e zëvendëskryeministrit të parë do të sponsorizojë së shpejti në Qeveri themelimin e një kompanie private.

Burime të Kohës Ditore kanë bërë të ditur se ai është duke hartuar një projekt që ka për synim identifikimin e të gjithë të papunëve në Kosovë, e në të cilin parashihet rikualifikimi i tyre. Për ta bërë këtë punë në projekt parashihet që Qeveria ta themelojë një kompani private.

"Në koordinim me Zyrën e z ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-08

më e madhe në gati një vit. Megjithatë papunësia u rrit në 9 për qind.

Raporti i së premtes nga Departamenti i Punës tregojnë se shumica e vendeve të punës u krijuan në sektorin privat. Shifrat janë më optimiste sesa parashikohej nga ekonomistët por ende nën nivelin e duhur për të krijuar 8 milionë vendet e punës që u humbën nga recesioni.

Ekonomistët thanë se shtimi i vendeve të punës duhet të jetë 250 mijë çdo muaj për të ulur nivelin e papunësisë< ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-07

Për një kthesë të re dramatike në krizën greke ka shkruar sot revista gjermane Spiegel, sipas së cilës "Athina po shqyrton planet për një monedhë të re”. Në versionin online revista Spiegel, shkruan referuar burimeve të qeverisë gjermane, lidhur me lëvizjet e qeverisë greke, që sipas saj, po përgatit lënien e eurozonës.

Në të njëjtën kohë revista shkruan se ministrat e Financave të Eurozonës dhe përfaqësues të Komisionit Evropian pritet të kenë mbrëmj ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-07

Euroja ka shënuar rënie krahasuar me dollarin amerikan pas raportit se Greqia e ngarkuar me borxhet e ka diskutuar mundësinë të heqë dorë nga valuta e përbashkët evropiane.

Zyrtarët në Greqi dhe në vendet tjera të eurozonës i kanë mohuar fuqishëm lajmet se Athina po e shqyrton braktisjen e bllokut 17 anëtarësh dhe kthimin në dhraminë e vjetër.

Të premten euro ra për afro një përqind krahasuar me dollarin, raportoi Evropa e Lirë
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-07

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, (MTI) Mimoza Kusari Lila ka takuar të enjten përfaqësuesit e Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC), të Bankës Botërore.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari Lila , tha se ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka targetuar një serë problematikash që janë pengesë për mbarëvajtjen e bizneseve në vendin tonë.
"Ulja e kostove të bizneseve, me qëllim që të bëhet plotësim dhe shtim i ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-05

Interesi i Bonove të Thesarit njohu një rënie të papritur në ankandin e ditës së enjte. Bonot me afat maturimi 12 mujor u emetuan me një normë mesatare të ponderuar interesi prej 7.37 për qind, nga 7.41 për qind që ishte në ankandin e mëparshëm.

Kjo është rënia e parë e interesit të Bonove me maturim vjetor që nga dhjetori i vitit të kaluar. Gjallërimi i kredisë, kërkesa e lartë e qeverisë për para dhe rritja e normës bazë në muajin mars kishin sj ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2011-05-05

« 1 2 ... 17 18 19 20 »

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player