Kryesore » Entries archive
Çmimet me pakicë dhe harxhimet e jetesës në prill të këtij viti janë rritur për 1,1 për qind në krahasim me muajin paraprak. Çmimet me pakicë në prill të këtij viti, në krahasim me prillin e vitit të kaluar, shënojnë rritje prej 3,2 për qind, ndërsa harxhimet e jetesës rritje prej 2,2 për qind, kumtoi Enti shtetëror për statistikë.Rritja e harxhimeve të jetesës prej 1,1 për qind është rezultat i çminmeve më të larta të vezëve për 16,5 për qind, pemët prej 9,9, pe ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-03

Dita Ndërkombëtare e Punës, Kosovën e gjen me shkallë të lartë të papunësisë.Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, papunwsia arrin në 38 për qind, derisa përfaqësues të punëtorëve dhe organizatat joqeveritare, thonë se kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë, dhe atë mbi 60 për qind.Sipas të dhënave të Bankës Botërore, papunësia e lartë ka bërë që 34 për qind e popullsisë në Kosovë të jenë të varfër dhe të jetojnë me 1.5 euro në ditë, ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-01

Shuarja e bizneseve në Kosovë duhet të jetë sinjal alarmues për institucionet kosovare, thonë njohës të çështjeve ekonomike. Sipas tyre, me shuarjen e bizneseve, po shuhen shumë vende të punës, çka rrjedhimisht ndikon edhe në rritjen e shkallës së varfërisë në vend.Haki Shatri, ekspert i çështjeve ekonomike, thotë se dukuria e falimentimit të bizneseve në Kosovë është shkaktuar nga ambienti i pafavorshëm biznesor, mungesa e kapit ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-05-01

Fondi Monetar Ndërkombëtar miratoi një kredi prej 106.6 milionë euro për Kosovën, pas shkurtimit të financimit vitin e kaluar, pas një mosmarrëveshje në lidhje me rritjen e pagave të nëpunësve civilë, raporton AFP. Marrëveshja e re 20 muajshe, Stand- By do të mbështesë një program për të lehtësuar presionet fiskale të vendit.Por, Fondi paralajmëroi se Kosova, duke qenë e lidhur me eurozonën, përballet me rrezikun e presioneve të jashtme, nëse nuk i forcon shpejt fin ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-28

Banka Botërore ka bërë të ditur se çmimet e ushqimit janë përsëri në rritje, për shkak të çmimeve të larta të naftës, kushteve të pafavorshme atmosferike, si dhe kërkesave të mëdha të Azisë për importe të ushqimit. Sipas këtij institucioni financiar, çmimet e ushqimit janë rritur për 8 për qind ndërmjet dhjetorit dhe marsit.Megjithatë, edhe me rritjen e fundit, këto çmime mbesin 1 për qind më të ulëta se një vit më parë dhe 6 për qind më të ulëta se kulmi historik ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-26

Bordi i Korporatës Energjetike të Kosovës tash e disa javë ka marrë vendim që blloku A-2 i termocentralit "Kosova A” të rikthehet në punë pas një periudhe pushimi prej 10 vjetësh. Vendimi, sipas zëdhënësit të kësaj korporate, Viktor Buzhalës, është marrë një muaj më parë. E për të gjitha detajet tjera që kanë të bëjnë me riaktivizimin e këtij blloku do të mbahet një konferencë për media pikërisht në hapësirat e këtij blloku.KEK-u aktualisht ka në sistem tre nga pesë b ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-25

Paga minimale e punëtorëve kosovarë do të mbetët e njëjtë. Deri në fund të këtij viti, ajo do të jetë 130 euro. Këtë e ka ritheksuar ministri i Punës, Nenad Rashiq. Vendimi për mosndryshimin e kësaj page, sipas tij, vjen nga rekomandimet e Ministrisë së Financave. Ministri tha se është bërë një analizë nga Ministria e cila më pas ka rekomanduar që paga minimale të mbetet e njëjtë edhe për këtë vit. 

"Është analizuar dhe paga minimale do të mb ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-25

Perspektiva e integrimeve për Kosovën dhe Shqipërinë është në rritje dhe qytetarët e dy vendeve do të kenë çdoherë e më shumë lehtësira në komunikim, i cili qon drejt integrimit të natyrshëm përmes rrugës. Kështu ka thënë Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota me rastin e shkatërrimit të urës së vjetër në mes të pikave kufitare Kosovë - Shqipëri.Sipas ministrit Mujota, ura e re do të jetë e gatshme brenda muajit maj dhe do të lehtësojë qarkullimin në mes qytet ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-25

Eurozona ka "bërë punët e veta" si përgjigje ndaj krizë së borxhit që ka goditur zonën e monedhës së përbashkët, ka thënë ministri gjerman i financave Volfgang Shable nëUashington.Në takimin pranveror të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që po mbahet në këtë javë, është dëgjuar një kor kërkesash për Evropën, për të bërë më shumë, pavarësisht nga përparimi i arritur, që nga kulmi i krizës i fundit të 2011-ës.Shable vuri në dukje progresin e bërë në muajt e fundit.Këtë javë ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-20

Me "Kosovën e Re” nuk do të përmbushet kërkesa për furnizim me energji elektrike, kjo ngase për 500 megavat, në 2017 ende nuk është menduar se nga do të sigurohen.Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arben Gjukaj thotë se këtë informacion e ka Qeveria, por beson se do mendohet për projekte të reja.Kur flet për tarifat thotë se kanë kërkuar 239 milionë euro buxhet, ndërsa pohon se për të ulur 1% humbjen teknike investojnë 75 milionë euro.Por, për humbjet te ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-20

Drejtorët e Bankës Botërore kanë zgjedhur Jim Jong Kimin në postin e presidentit të institucionit financiar.
Mjeku amerikan, i lindur në Kore, ka fituar kundrejt ministres nigeriane të Financave, Ngozi Okonjo Iveala, me mbështetjen e vendeve të Evropës Perëndimore, Japonisë, Kanadasë dhe ekonomive në zhvillim, siç është Rusia.Kim do të nisë mandatin e tij pesëvjeçar më 1 korrik, për të pasuar Robert Zoellikun.
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-17

Tash e më shumë se një vit disa nga kompanitë e sigurimeve në Kosovë, në kundërshtim me ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar, nuk aplikojnë TVSH-në për shërbimet e lidhura me aktivitetin sigurues.Me pretendimin se neni 28 i Ligjit Nr.03/L-146, paragrafi 1.1, lë hapësirë ligjore për të mos aplikuar TVSH-në, disa kompani sigurimi po bëjnë evazion fiskal para "syve” të ATK-së, edhe pse neni 64 përcakton qartë se për periudhën kalimtare, deri më 31/12 ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-17

Që në fillimi të sezonit për mbjelljet pranverore,bujqit po përballem me shumë vështirësi. Ndër to janë edhe çmimet e larta të karburanteve, farërave dhe plehrave, që sipas bujqve pamundësojnë shtimin e sipërfaqeve të reja me kultura pranverore.Kostoja e lartë e punimit të tokës, ka bërë që disa nga fermerët kosovarë të mos shtojnë më shumë sipërfaqet me të mbjella pranverore, se sa ato që i kishin gjatë vitit paraprak. Halim Rrustemi nga fshati Babaj i Bokës në komunën ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-16

 Edhe 13 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, furnizimi i rregullt me energji elektrike mungon në Kosovë. Ekspertë të fushës së energjisë vlerësojnë se një problemi i tillë ishte zgjidhur shumë më herët sikur autoritetet kosovare të ishin më të përgatitura dhe të dinin t’i shfrytëzonin resurset natyrore që ka vendi. Ish-ministri Ethem Çeku, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova në nivel evropian, dhe po ashtu radhitet lart edhe në nivel bo ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-15

Në kuadër të vizitë së saj në Turqi, zv. kryeministrja Mimoza Kusari-Lila, takoi bizneset turke, shoqatat shqiptare të Stambollit dhe Bursës të cilët i ftoi të investojnë në Kosovë.Nën organizimin e Bordit për Marrëdhënie Ekonomike me Jashtë (DEIK), zv. kryeministrja Kusari-Lila u takua në Stamboll me biznesmenë të interesuar për të investuar në Kosovë. Ajo ftoi bizneset turke që të investojnë në Kosovë duke thënë se Kosova për çdo ditë është duke u b ... Lexo më shumë »
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-04-15

« 1 2 ... 6 7 8 9 10 ... 19 20 »

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player