Kryesore » 2012 » Maj » 25 » BE në Kosovë ka dhënë grante në vlerë prej 1.6 milion eurosh
9:19 PM
BE në Kosovë ka dhënë grante në vlerë prej 1.6 milion eurosh
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dhënë grante në vlerë prej 1.6 milion eurosh për 14 propozime projektesh nga komunat e Kosovës. Projektet e fituara i përkasin fushëveprimeve të ndryshme, duke filluar nga ndërtimi i parqeve dhe trotuareve deri te rinovimi i qendrave për rini dhe sport, pastrimi dhe riparimi i varrezave, fasadat e ndërtesave publike dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore.Ky është raundi i dytë i granteve të përzgjedhura përmes skemës së të cilave "Kosova e Bukur”, projekti i financuar nga BE-ja, pritet të krijojë mundësi për 600 vende të reja pune. Raundi i parë i granteve ka mundësuar po ashtu vende pune për rreth 600 persona.Qëllimi i projektit të BE-së, "Kosova e Bukur”, është të identifikojë projektet e madhësisë së vogël dhe të mesme në komunat që synojnë krijimin e vendeve të punës, veçanërisht për grupet e të rinjve dhe ato të margjinalizuara, si dhe të përmirësojë infrastrukturën urbane, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.Sipas saj, kjo Zyrë ka lansuar këtë raund të dytë të skemës së granteve për komunat në mars të vitit 2012. Gjatë raundit të parë dhe të dytë të skemave të granteve për komuna, Zyra e BE-së ka dhënë 33 projekte komunale që të implementohen nëpër tërë territorin e Kosovës. Deri në fund të implementimit të këtyre dy skemave të granteve, BE-ja pritet që të investojë 3 milion euro dhe të krijojë rreth 1200 vende të reja pune afatshkurta dhe më shumë se 30 vende të reja pune afatgjata.
"Kosova e Bukur” është një projekt i financuar nga BE-ja, i cili menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i cili implementohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).Nga këto projekte përfiton Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Views: 470 | Added by: ksdardania | Rating: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player