Kryesore » 2012 » Shkurt » 7 » Blerësit potencialë i zvogëlojnë pagat në PTK
9:53 AM
Blerësit potencialë i zvogëlojnë pagat në PTK
Menaxhmenti i Postë-Telekomit të Kosovës (PTK), të premten e kaluar, ishte kujdesur që pagat për 20 për qind t’ia zvogëlojë vetëm rreth gjysmës së punëtorëve të kompanisë, ndërsa për gjysmën tjetër, ku përfshiheshin njerëzit me ndikim tek partitë e koalicionit qeverisës dhe për menaxhmentin, nuk parashihej kurrfarë zvogëlimi, madje planifi kohej ngritje e pagave. Sipas vendimit të javës së kaluar, pagat do t’u zvogëloheshin 1400 punëtorëve, 1600 të tjerëve do t’u mbeteshin të njëjta, ndërsa rreth 300 punëtorëve do t’u ngriheshin.Burimet e gazetës "Zëri” thonë se në listën e punëtorëve për moszvogëlim të pagave, apo për ngritje të tyre, ishin përfshirë punëtorë të PTK-së, të cilët janë anëtarë të partisë më të madhe në vend (Partisë Demokratike të Kosovës), të kryeministrit Hashim Thaçi..
Views: 456 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player