Kryesore » 2012 » prill » 25 » Kosova e Shqipëria lidhen me urë të re në “Rrugën e Kombit”
9:16 AM
Kosova e Shqipëria lidhen me urë të re në “Rrugën e Kombit”
Perspektiva e integrimeve për Kosovën dhe Shqipërinë është në rritje dhe qytetarët e dy vendeve do të kenë çdoherë e më shumë lehtësira në komunikim, i cili qon drejt integrimit të natyrshëm përmes rrugës. Kështu ka thënë Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota me rastin e shkatërrimit të urës së vjetër në mes të pikave kufitare Kosovë - Shqipëri.Sipas ministrit Mujota, ura e re do të jetë e gatshme brenda muajit maj dhe do të lehtësojë qarkullimin në mes qytetarëve të kombit tonë.

"Është një simbolikë e veçantë që tanimë perspektiva e integrimeve për Kosovën dhe Shqipërinë është në rritje e sipër, për qytetarët e të dyja vendeve, për popujt e të dyja vendeve do të ketë çdoherë e më shumë lehtësira të komunikimit që qojnë drejt një integrimi të natyrshëm përmes rrugës e cila tashmë po dëshmon që ka qenë projekti më i qëlluar i lidhjes infrastrukturore të një shteti, një kombi”, ka thënë ministri Mujota.

Kurse, drejtori i projektit Majkell Mike premtoi se do të punojnë ditë e natë në pjesën tjetër ku po ndërtohet autostrada.
Views: 437 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player