Kryesore » 2012 » Janar » 19 » Kriza greke solli paratë në Shqipëri
9:57 PM
Kriza greke solli paratë në Shqipëri
Emigrantët shqiptarë reflektojnë një pavendosmëri të theksuar në mënyrën se si kanë menaxhuar qarkullimin e të ardhurave të tyre nga vendi ku i kanë krijuar në vendlindjen e tyre. Raporti i fundit i Eurostat për "korridoret" e qarkullimit të këtyre parave, pra dalja nga vendet e BE-së drejt vendeve jashtë saj, si dhe hyrja e parave nga vendet e tjera drejt BE-së, reflekton pasigurinë që ka kapluar qytetarët për shkak të krizës. 
Emigrantët shqiptarë që kanë jetuar dhe kanë krijuar të ardhurat e tyre në Greqi në vitin 2008, kanë sjellë drejt vendit tonë 390 milionë euro. 
Por vetëm një vit më vonë, me zyrtarizimin e krizës globale, emigrantët do të pakësonin remitancat që vinin drejt Shqipërisë, duke i ulur ato në nivelin 314 milionë euro. Ka ndodhur krejt e kundërta në vitin 2010, kur frika për krizën greke kapi kulmin. Nën panik dhe pasiguri, duket se pjesa më e madhe e emigrantëve kanë parë si më të sigurt Shqipërinë. Frika për falimentimin e bankave greke ka bërë që në 2010 n në vendin tonë të vijnë plot 514 milionë euro si remitanca. Për vitin 2011, në raport nuk thuhet asgjë lidhur me ecurinë e remitancave, por e vetmja gjë e sigurt është që gjatë vitit të kaluar shumë emigrantë zgjodhën të ktheheshin në Shqipëri, duke marrë me vete edhe ato kursime që mund të kishin krijuar përgjatë viteve që punuan në shtetin fqinj. Në total, nga Banka e Shqipërisë është theksuar në vijim se remitancat në përgjithësi kanë pësuar rënie, e lidhur kjo me vështirësinë në të cilën ndodhen Greqia dhe Italia, dy vendet tona fqinje ku punonin dhe jetonin pjesa më e madhe e emigrantëve.
Views: 486 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player