Kryesore » 2012 » Shkurt » 18 » Mujota: Infrastruktura rrugore është përmirësuar dukshëm
12:52 PM
Mujota: Infrastruktura rrugore është përmirësuar dukshëm
Për katër vjet të funksionimit të shtetit të pavarur, në Kosovë është përmirësuar dukshëm infrastruktura rrugore. Krahas rrugëve rajonale dhe magjistrale, janë ndërtuar edhe shumë rrugë lokale, e njëkohësisht është duke u ndërtuar autostrada që lidhë Kosovën me Shqipërinë.Por, ende mbetet shumë punë për t’u bërë, thotë Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota.Falë investimeve të vazhdueshme, përparimet në infrastrukturën rrugore në Kosovë vërehen dukshëm. Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, thotë se pas shpalljes së pavarësisë, përveç rrugëve rajonale e magjistrale, janë ndërtuar edhe shumë rrugë lokale. Kjo, sipas tij, ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e fshatrave dhe ndaljen e migrimit të banorëve, njëkohësisht zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë, por edhe turizmit. "Sot kemi afërsisht 2 mijë kilometra rrugë rajonale dhe magjistrale, por ka edhe shumë kilometra tjerë që nënkupton ndërtimin e rrugëve lokale. Kur kësaj i shtojmë tani edhe fillimin dhe vazhdimin e autostradës dhe plani për autostradën drejt Shkupit, atëherë mund të themi se për katër vjet Kosova ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë”, thotë Mujota.Në fokus të kritikave qoftë të opozitës, por edhe të ekspertëve ka qenë cilësia e ndërtimit të rrugëve. Ministri Mujota thotë se në të ardhmen do të angazhohen më shumë, sidomos në këtë drejtim."Kapacitetet tona do të orientohen tani në menaxhimin më të mirë të kohës së ndërtimit të rrugëve, cilësisë së ndërtimit të rrugëve, flas për rrugët lokale dhe natyrisht përforcimin e kapaciteteve profesionale dhe përfundimin e punëve në afatet e parapara me kontrata. Prandaj, ka shumë punë për të bërë, por në infrastrukturën rrugore Kosova ka përparuar shumë”.Sivjet, Ministria e Infrastrukturës ka një buxhet prej rreth 280 milionë eurosh, prej të cilave 240 milionë do të investohen në autostradën "Ibrahim Rugova”, kurse pjesa tjetër në vazhdimin e disa projekteve, por edhe në projekte të reja.
Views: 489 | Added by: ksdardania | Rating: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player