Kryesore » 2012 » Korrik » 27 » Ndryshon TEC-i “Kosova e Re”
5:02 PM
Ndryshon TEC-i “Kosova e Re”
Projekti i ndërtimit të termocentralit "Kosova e Re” ka pësuar sërish ndryshime. Qeveria e Kosovës është duke menduar që të ndryshojë kapacitetin e prodhimit të energjisë nga gjithsej 600 megavatë në 1 mijë, ndërkaq tashmë e ka marrë vendimin për largimin e termocentralit "Kosova B” nga pakoja tenderuese.
 Zyrtarët qeveritarë thonë se kjo po bëhet me qëllim që investitori i ri të mos krijojë monopol në prodhimin e energjisë. Por qeveria ka vendosur që ta shesë edhe Kosovën B duke hequr kështu dorë nga mundësia për ta kontrolluar vet gjysmën e prodhimit të energjisë në vend."Me largimin e Kosovës B nga pakoja e Kosova e Re, krijohen dy pako tenderuese të vecante që do të duhen të tenderohen. Pakoja e Kosovës B do të përgatitet shumë shpejt dhe do të krijojë hapësirën për futjen e sektorit privat në ndonjë formë të partneritetit publiko-privat, dmth me qëllim të rehabilitimit, rritjes së eficencë, rritjes së prodhimit dhe respektimit të direktivave mjedisore”, thotë udhëheqësi i projektit të termocentralit "Kosova e Re”, Lorik Haxhiu.
Views: 497 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player