Kryesore » 2012 » Maj » 3 » Në prill çmimet me pakicë dhe harxhimet për jetesë janë rritur për 1,1 për qind
9:20 AM
Në prill çmimet me pakicë dhe harxhimet për jetesë janë rritur për 1,1 për qind
Çmimet me pakicë dhe harxhimet e jetesës në prill të këtij viti janë rritur për 1,1 për qind në krahasim me muajin paraprak. Çmimet me pakicë në prill të këtij viti, në krahasim me prillin e vitit të kaluar, shënojnë rritje prej 3,2 për qind, ndërsa harxhimet e jetesës rritje prej 2,2 për qind, kumtoi Enti shtetëror për statistikë.Rritja e harxhimeve të jetesës prej 1,1 për qind është rezultat i çminmeve më të larta të vezëve për 16,5 për qind, pemët prej 9,9, perimet për 5,5, peshku për 1,2, mishi për 0,5, perimet e përpunuara dhe qumështi i freskët dhe kosi për 0,4 dhe i prodhimeve konditore për 0,3 për qind. Rritje e harxhimeve të jetesës në prill është shënuar edhe te materialet për mirëmbajtje të banesës për 6,9 për qind, derivateve të naftës për 2,8, prodhimeve kozmetike për 2,2, shërbimet për arsim dhe transport të udhëtarëve për 1,9, shërbimet për mirëmbajtje të banesave për 1,1 për qind, ilaçet për 0,8, derivatet e lëngshme dhe gazi për 0,7 për qind, mjetet tjera për rekreacion për 0,6, mjetet për higjienë dhe shërbimet për higjienë personale për 0,5, veshmbathje për 0,3, ushqimit dhe pijet në restorante dhe hotele për 0,2 për qind.

Zvogëlim i harxhimeve të jetesës në prill të vitit 2012, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur te vajërat për 1,4 për qind, përpunimet nga peshku për 0,8 për qind, pemët e përpunuara dhe prodhimet nga qumështi për 0,3, pijet alkoolike dhe joalkoolike për 0,2 për qind dhe te mjetet për arsim për 0,6 për qind.
Views: 401 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player