Kryesore » 2011 » Maj » 13 » Produktet industriale me çmime më të larta
1:03 PM
Produktet industriale me çmime më të larta
Çmimet e shitjes të prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendor në prill të këtij viti janë më të larta për 1,2 për qind në nivel mujor dhe për 13,3 për qind në nivel vjetor, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror të statistikës. Në prill të vitit 2011, në krahasim me marsin e vitit 2011, çmimet e shitjes zë prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendor janë më të larta në grupin e energjisë për 3,1 për qind, tek produktet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 2,5 për qind dhe tek produktet kapitale për 0,1 për qind. Në prill të vitit 2011, në krahasim me prillin e vitit të kaluar, çmimet e shitjes të prodhuesve të produkteve industriale në tregun vendor janë më të larta në grupin e energjisë për 20,4 për qind, produktet intermediare, përveç energjisë për 9,9 për qind, produktet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 8,2 për qind, produktet e qëndrueshme për konsum të gjerë për 3,6 për qind dhe produktet kapitale për 2,2 për qind.
Views: 591 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player