Kryesore » 2012 » Janar » 19 » Rritet fluksi i shkëmbimeve tregtare me Kosovën
9:58 PM
Rritet fluksi i shkëmbimeve tregtare me Kosovën
Fluksi i shkëmbimeve tregtare midis Kosovës dhe Shqipërisë, është shtuar kohët e fundit. Të dhënat e ofruara nga dogana e Morinit, tregojnë se të paktën 100-120 mjete me mallra hyjnë dhe dalin në ditë nga kjo pikë.
Fluksi në rritje ka bërë që kontrolli të shtohet për të gjitha mallrat ushqimore që hyjnë në Shqipëri nga Kosova përmes doganës së Morinit. Synimi i këtij kontrolli është eliminimi i hyrjes së mallrave pa cilësi për konsumatorin, thonë burime zyrtare. Gjatë kontrolleve të ushtruara është konstatuar se problemet e vërejtura janë kryesisht për mangësi në dokumentacion, mungesë etiketash etj. Janë mangësi të vërejtura edhe gjatë vitit të kaluar kur janë bllokuar mallra të konsiderueshme si, djathë bimor, qumësht i termizuar, qumësht pluhur, apo produkte mishi. Po ashtu, është kontrolluar edhe hyrja e rreth 600 tonë mielli, apo sasi të konsiderueshme pijesh energjike e lëngje frutash. Pozitiv është fakt se pas analizave të kryera ka rezultuar se janë sipas parametrave ushqimore të kërkuara, thonë specialistët e Drejtorisë Rajonale të Autoritetet Kombëtar të Ushqimit
Views: 437 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player