Kryesore » 2011 » Tetor » 26 » Samit në Bruksel për krizën në Evropë
5:16 PM
Samit në Bruksel për krizën në Evropë
Pasi që në Bruksel ranë dakordpër pikat kryesore të strategjisë për zgjidhjen e krizës së borxheve në eurozonë, sot liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së, në raundin e dytë të samitit të jashtëzakonshëm, po bëjnë përpjekje për miratimin e masave konkrete të cilat do ta caktojnë fatin e euros dhe ekonomisë evropiane. Strategjia përfshin disa sfera ku posaçërisht theksohen: zgjidhje afatgjate e krizës së Greqi, nxitja e rritjes ekonomike dhe kthimi i besueshmërisë në sektorin bankar. Kancelarja gjermane Angela Merkel para udhëtimit në Bruksel përkrahje për rritje të ndihmës për vendet e eurozonës kërkoi edhe nga Bundestagu. "Rreziku do të paguhet, sepse nëse bie Evropa, bie edhe Gjermania”, theksoi ajo. Besohet se Dhoma e poshtme e Bundestagut gjerman do ta miratojë propozimin e Merkelit edhe pse nuk është e sigurt se i njëjti do të ketë përkrahje edhe nga opozita. Sipas ministrit të Jashtëm francez, Alen Zhype një gjë është e sigurt- liderët evropian nuk dëshirojnë falimentimin e Greqisë. "Nuk guxojmë të lejojmë që Greqia të falimentojë. Nëse kjo ndodhë, atëherë do të pasojë efekt domino, i cili do ishte katastrofal për BE-në. Mendoj se sot megjithatë, do të gjejmë zgjidhje për uljen e borxhit të Greqisë”, tha Alen Zhype, ministër i jashtëm i Francës. "Jemi të vetëdijshëm se për ne do jetë edhe më keq. Por, ajo që më brengos është se vallë do të munden ekonomitë e mëdha evropiane si Franca, Gjermania dhe Holanda të arrijnë marrëveshje”, than një bankier nga Greqia. Para fillimit të samitit analistët parashikuan dy skenarë. Ose do të bien dakord masat të cilat nuk do të kenë efekt momental, ose nuk do të ketë marrëveshje konkrete, gjë që do të hapte shumë pyetje, se a mundet BE-ja të ketë ide për zgjidhjen e krizës. Në këtë rast vlera e euros do të bie ndërsa ekzistimi i valutës do të vihet në pikëpyetje.
Views: 366 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player