Kryesore » 2012 » prill » 20 » As “Kosova e Re” nuk ngop me rrymë
9:04 PM
As “Kosova e Re” nuk ngop me rrymë
Me "Kosovën e Re” nuk do të përmbushet kërkesa për furnizim me energji elektrike, kjo ngase për 500 megavat, në 2017 ende nuk është menduar se nga do të sigurohen.Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arben Gjukaj thotë se këtë informacion e ka Qeveria, por beson se do mendohet për projekte të reja.Kur flet për tarifat thotë se kanë kërkuar 239 milionë euro buxhet, ndërsa pohon se për të ulur 1% humbjen teknike investojnë 75 milionë euro.Por, për humbjet teknike që janë rritur në tremujorin e parë të këtij vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ai e fajëson dimrin e fortë.Gjukaj kur flet për mospërmbushjen e kërkesës me furnizim me energji elektrike edhe pas ndërtimit të "Kosovës së Re”, thotë se ka këndvështrim operativ dhe jo pikësynim politik."Qeveria i din ato, i ka ditë dhe çdo ditë i ka duke i studiuar ato gjana. Sa di unë "Kosova e Re” është 300 +300, pra 600 mega. Por është mendimi të fillohet me projekte të tjera. Me projektin e ri "Kosova e Re” në vitin 2018 parashikohet revitalizimi i "Kosovës B”, do të thotë rritje e kapaciteteve ekzistuese, ai është një studim dhe nuk mund të them sa do të jetë ajo rritje”, ka thënë ai

Sa i përket reduktimeve e që janë më të mëdha në vitin 2011 se në atë 2010, por edhe sa i përket humbjeve teknike që janë më të mëdha në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar, Gjukaj ia lë fajin motit të keq, dhe thotë se acari i madh ua ka pamundësuar të veprojnë sipas planeve.

"Këtë vit në aplikimin tonë tarifor ne kemi bërë kërkesë për një buxhet 239 milionë euro, ku me tarifa ekzistuese ne mund të mbledhin vetëm 194 milionë euro dhe për të marrë shumën për shpenzime kryesisht kapitale, mbi 60% janë shfrytëzime kapitale, ne duhet që tarifat të rriten 23 % apo 45 milionë euro”, ka thënë ai.

Zyrtarët e KEK-ut bëjnë të ditur se për të zvogëluar humbjet teknike vetëm 1%, duhet të investojnë 74 milionë euro.

Sa i përket vitit 2012, KEK-u planifikon të blejë 100 mijë njehsorë elektrikë, që do mundësonin uljen e humbjeve komerciale, e që për ta janë ndarë një buxhet mbi 5 milionë euro. Gjithashtu këtë vit KEK-u do të marrë nga Qeveria subvencion, 13 milionë euro.
Views: 476 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player