Kryesore » 2011 » Tetor » 17 » Bechtel & Enka pushon 2000 punëtorë nga puna
3:57 PM
Bechtel & Enka pushon 2000 punëtorë nga puna
Përfundimi i ndërtimit të 38 kilometrave të para të autostradës Morinë–Merdar do të shënojë fundin e punës për këtë vit të afro 2000 punëtorëve. Largimin e këtyre personave nga puna e konfirmojnë zyrtarët e konsorciumit ndërtues, "Bechtel – Enka”, të cilët thonë për "Koha Ditore” se shkurtimet e vendeve të punës bëhen për shkak të përfundimit veror të ndërtimeve. "Do të minimizohen punët pas përfundimit të 38 kilometrave të para, pasi që punët janë sezonale. Tendenca është që të kryhen punët gjatë kohës së nxehtë dhe pastaj, në dimër të minimizohen punët”, ka thënë zëdhënësja e Bechtel-Enka, Ela Ruçi, e cila nuk ka saktësuar numrin e të pushuarve nga puna për gazetën. Por, burime të gazetës kanë bërë të ditur se janë diku rreth 2000 persona që do të pushohen nga puna nga kompania amerikano-turke.
Views: 368 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player