Kryesore » 2012 » prill » 14 » Beqaj ka çmuar gatishmërinë e OEAK për partneritin e ofruar ndaj qeverisë
11:22 PM
Beqaj ka çmuar gatishmërinë e OEAK për partneritin e ofruar ndaj qeverisë
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka çmuar lartë gatishmërinë e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë për të ofruar partneritet Qeverisë së Kosovës në promovimin e partneritetit publiko-privat në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.Këto komente ministri Beqaj i bëri sot gjatë takimit që zhvilloi me drejtues të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës, ud. të drejtorit ekzekutiv Arian Zeka, presidentin e Bordit, Erolld Belegu, anëtarët e Bordit të Drejtorëve, si dhe anëtarëve Patron të OEAK. 
Drejtuesit e OEAK-së kanë falënderuar ministri Beqaj që ka pranuar ftesën që të shpalos para tyre informacionet më të reja që lidhen me aktivitetet më të cilat merret MZHE."Fushat që mbulon MZHE janë relativisht komplekse, janë fusha të cilat ndërlidhen me një reformë strukturale të rëndësishme ekonomike dhe kjo reformë gjithmonë paraqitet me probleme të ndryshme, diskutime dhe opsione të ndryshme”, tha ministri Beqaj.

Ai tha se bashkëpunimi i Qeverisë me OEAK është zyrtarizuar edhe marrëveshjen e cila është bërë më herët nga kryeministri në mandatin e kaluar për formimin e Këshillit Nacional për Zhvillim Ekonomik, sipas së cilës dokumentet strategjike zhvillimore nuk trajtohen vetëm si dokumente të Qeverisë, por trajtohen si dokumente që ngërthejnë në vete edhe ata të cilët bëjnë biznes.

Beqaj me këtë rast përsëriti se projektet madhore në fushën energjisë mbeten privatizimi i distribucionit dhe ndërtimi i TC "Kosova e Re”, duke thënë se në rastin e privatizimit nuk do të pranohen oferta njëburimore.

Nga ana tjetër Arian Zeka, u.d. i detyrës së Drejtorit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë ka pohuar se diskutimet rreth projekteve që ka MZHE janë të rëndësishme edhe për komunitetin e biznesit në veçanti projektet energjetike, duke shtuar se OEAK përkrah këto projekte përfshirë privatizimin e PTK-së dhe kompleksit Trepça.

Ky takim është gjithashtu një hap i OEAK për promovimin e partneritetit publiko-privat”, ka thënë Zeka.

Ndërsa Erolld Belegu, president i Bordit të OEAK-së tha se OEAK përkrah Qeverinë e Kosovës sidomos në implementimin e ligjeve të mirëfillta për inicimin e investimeve për zhvillimin e biznesit në përgjithësi.

”Në Bord kemi sjellë një vendim që të hyjmë në partneritet më Qeverinë që t’i identifikojmë problemet në sektorët përkatës dhe të gjithë bashkë të shkojmë drejt një ekonomie të mirëfilltë”, është shprehur Belegu
Views: 399 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player