Kryesore » 2011 » Gusht » 26 » Bie profiti i bankave komerciale në Kosovë
3:39 PM
Bie profiti i bankave komerciale në Kosovë
 Profiti neto i bankave komericale në Kosovë ka shënuar rënie në gjashtë muajt e parë të vitit 2011.Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, sipas raportit të Bankës Qendrore, që i referohet kësaj periudhe, profiti neto i bankave që operojnë në tregun e Kosovës ka qenë 14.9 milionë euro, që është për 13 për qind më i ulët, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar."Në zvogëlimin e profitit të sistemit bankar gjatë kësaj periudhe ka ndikuar rritja më e shpejtë e shpenzimeve (16 përqind) në krahasim me rritjen e të hyrave (11.2 përqind)”, thuhet në raportin e publikuar nga Banka Qëndrore e Kosovës.Kategoritë që kanë ndikuar në rritjen e shpenzimeve kanë qenë shpenzimet e jointeresit dhe shpenzimet për provizione, ndërsa në rritjen e të hyrave kanë ndikuar të hyrat nga interesi i kredive dhe të hyrat nga komisionet. Raporti i autoritetit rregullativ bankar zbulon se tri bankat më të fuqishme në Kosovë, që janë Pro Credit, Raiffeisen dhe Nlb Bank kanë shënuar rënie në tregun bankar të këtij vendi.Derisa këto tri institucione financiare deri më tash kanë kontrolluar 78.9 për qind të tregut, në gjashtë muajt e parë të këtij viti kanë shënuar rënie për 4 për qind, duke zotëuar tashmë vetëm 74 për qind të tregut bankar.Në gjashtë muajt e parë të këtij viti në sistemin bankar kanë shënuar rritje edhe kreditë jo përformuese."Gjatë kësaj periudhe, pjesëmarrja e kredive joperformuese në gjithsej portofolin kreditor shënoi rritje, duke arritur në 5.9 përqind, krahasuar me 4.5 përqind sa ishin në qershor të vitit 2010”, shënohet në këtë raport, sipas të cilit, në sistemin bankar në Kosovë, edhe përkundër rritjes së tyre, kreditë joperformuese vazhdojnë të jenë të mbuluara në nivel të kënaqshëm, me provizione për humbje nga kreditë
Views: 468 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player