Kryesore » 2011 » Qershor » 4 » Euro po i rikthehet mbiçmimit ndaj lekut
10:16 AM
Euro po i rikthehet mbiçmimit ndaj lekut
Pas përfundimit të zgjedhjeve të 8 majit u duk një qetësim i monedhës europiane, e cila gjatë fushatës pësoi turbullira të mëdha, duke u shtrenjtuar deri me 5 për qind. Prej disa ditësh euro këmbehej mesatarisht me 141.5 lekë, por në tri ditët e fundit vërehet një rritje konstante, derisa dje Banka e Shqipërisë raportoi nivelin më të lartë të mundshëm të tetë viteve të fundit.
Euro në raport me lekun është këmbyer për 142.58 lekë nga 142.10 lekë që ishte tre ditëve më parë.
Në dhjetë ditët e fundit euro ka pësuar një rritje me më shumë se 1.5 lekë, ose 1 për qind, ndërsa krahasuar me një vit më parë leku është zhvlerësuar me rreth 7 për qind. Në këto kushte, individët që kanë këste kredie për t’i paguar në euro janë duke u përballur me vlera të larta.

Për ata që kanë marrë kredi të paktën 5 vjet më parë, sot po i paguajnë këstet me vlerë rreth 2500 lekë më të shtrenjtë. Megjithatë, për Bankën e Shqipërisë situata nuk ka asnjë element që bën të jesh i shqetësuar, pasi çdo efekt do të kalojë shumë shpejt.

Euro po forcohet edhe kundrejt monedhave të tjera, përfshi dollarin amerikan. Në këto kushte, forcimi i euros i bën mallrat e importit të kenë çmime të larta, kurse qeveria rrit të ardhurat në doganë. /Telegrafi/
Views: 471 | Added by: ksdardania | Rating: 1.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player