Kryesore » 2011 » Tetor » 15 » Hamza: Rritje e të hyrave buxhetore
3:26 PM
Hamza: Rritje e të hyrave buxhetore
Në nëntëmujorin e parë të këtij viti, Kosova ka shënuar rritje të të hyrave buxhetore. Të paktën kështu kanë thënë sot zyrtarët e Ministrisë së Financave.Ministri Bedri Hamza, gjatë një konference me gazetarë, ku ka publikuar raportin mbi ekzekutimin e buxhetit, deklaroi se të hyrat për buxhetin e Kosovës gjatë këtyre muajve janë përformuar jashtëzakonisht mirë."Për këta nëntë muaj të këtij viti, kemi pasur një përmbushje të planit të të hyrave prej 74%, ndërsa kemi pasur ekzekutimin e buxhetit në masë prej 60%. Kemi ngritje edhe në pjesën e të hyrave dhe përmirësim të ekzekutimit të buxhetit”, deklaroi ministri Hamza.Ministri ka thënë se aktualisht rezervat buxhetore janë 317 milionë, kurse deri në fund të vitit kjo shifër pritet të arrijë deri në 100 milionë euro, duke përjashtuar të hyrat nga privatizimi.Ministri shtoi po ashtu se kjo rritje e të hyrave buxhetore ka ardhur kryesisht nga performanca e mirë në punën e Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganave të Kosovës."Ju siguroj ju dhe gjithë qytetarët e Kosovës se do të mbulohen të gjitha shpenzimet për paga për transfere sociale, për investime kapitale, dhe në fund Kosova do të ketë bilanc bankar pozitiv, pavarësisht asaj se a do të privatizohet PTK-ja, apo nuk do të privatizohet PTK-ja” tha Hamza.
Views: 368 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player