Kryesore » 2011 » Tetor » 1 » KEK blen 6000 euro fotoaparat
11:54 AM
KEK blen 6000 euro fotoaparat
Abuzimi me fonde publike përmes tenderëve edhe më tej nuk ka të ndalur. Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) si kompania më e madhe publike në vend, ka blerë një fotoaparat digjital i cili kushton hiç më pak se 5985 euro.Por, përveç këtij tenderi në këtë korporatë, sipas përfaqësuese të shoqërisë civile në pjesën më të madhe të tenderëve abuzohet me fonde publike, pasi që pagesa e tyre është shumëfish më e madhe se sa vlera reale e tyre.Në këtë tender të fundit për blerjen e fotoaparatit, sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) kanë konkurruar vetëm tri kompani, ku komisioni përzgjedhës tenderin në fjalë ia ka dhënë kompanisë "ORTU”.Pavarësisht se fituesi është shpallur në ueb faqen zyrtare të KRPP-së, zyrtarë të KEK-utthonë se tenderi do të hapet sot (e premte).Zëdhënësi i KEK-ut Viktor Buzhala thotë se fotoaparati që do të blihet u nevojitet njësive në terren (specialistëve të daljeve) për fotografim gjatë operimit të tyre. Por, në anën tjetër përfaqësues të shoqërisë civile dhe partive opozitare në vend thonë se keqpërdorimi i fondeve publike nuk ka të ndalur, shkruan Zëri.Sipas tyre, si nivelet qendrore, ashtu edhe ato lokale por edhe kompanitë publike në vend janë duke abuzuar rëndë me fonde publike, ku si pasojë jeta e qytetarëve të Kosovës po rëndohet dita- ditës.
Views: 445 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player