Kryesore » 2012 » prill » 28 » Kosova merr 106 milionë euro nga FMN
11:00 AM
Kosova merr 106 milionë euro nga FMN
Fondi Monetar Ndërkombëtar miratoi një kredi prej 106.6 milionë euro për Kosovën, pas shkurtimit të financimit vitin e kaluar, pas një mosmarrëveshje në lidhje me rritjen e pagave të nëpunësve civilë, raporton AFP. Marrëveshja e re 20 muajshe, Stand- By do të mbështesë një program për të lehtësuar presionet fiskale të vendit.Por, Fondi paralajmëroi se Kosova, duke qenë e lidhur me eurozonën, përballet me rrezikun e presioneve të jashtme, nëse nuk i forcon shpejt financat e saj.FMN tha se qeveria duhet të përtyp hendekun e saj fiskal me një përqindje tjetër prej 1.5 të GDP-së, në mënyrë që të ketë një bazë të qëndrueshme.Programi i ri vjen një vit pasi që qeveria kosovare njëanshëm pat rritur pagat në sektorin publik, duke shkaktuar kundërshtimin e FMN-së që çoi në shkurtimin e programit 109 milionë eurosh të korrikut të vitit 2012, pasi që ishin shpërndarë vetëm 22 milionë nga ajo shumë.
Views: 395 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player