Kryesore » 2012 » Nëntor » 23 » Mungesa e bordit të AKP-së rrezikon veprimtarinë e “Trepçës“
10:46 AM
Mungesa e bordit të AKP-së rrezikon veprimtarinë e “Trepçës“
Agjencia Kosovare e Privatizimit ka kërkuar të shtyhet për 365 ditë afati për dorëzimin e kërkesave nga kreditorët. Kërkesën, ata e kanë bërë në shkallën e dytë të Dhomës së Posaçme e Gjykatës Supreme. 
Edhe pse tashmë është shpallur "Njoftimi për afatin e kërkesave”, ai mund të ndërpritet nëse shkalla e dytë e Dhomës së Posaçme aprovon kërkesën e AKP-së. Kjo e fundit, kërkesën për shtyrjen e afatit edhe për 365 ditë e kishte bërë gjatë muajit tetor, mirëpo Dhoma e Posaçme e pati refuzuar me arsyetimin se kërkesa ka qenë e pabazuar.Fatos Meça, kryesues i njësisë për riorganizimin e "Trepçës”, ka thënë të enjten se do ta dërgojnë ankesën në vendimin e dhomës së posaçme për refuzimin e shtyrjes së afatit. Ai ka thënë se gjatë këtyre muajve, AKP-ja ka funksionuar pa bord dhe ka qenë e pamundur të bëhen përgatitjet e nevojshme për shqyrtimin e kërkesave.Sipas tij, në njësinë për riorganizim janë vetëm katër punonjës të cilët parimisht do të duhej të merreshin me shqyrtimin e të gjitha kërkesave që bëhen nga kreditorët dhe pretendentët për "Trepçën”.
Views: 687 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player