Kryesore » 2011 » Shtator » 23 » Nafta u shtrenjtua, 81 dollarë për bare
1:31 PM
Nafta u shtrenjtua, 81 dollarë për bare
Nafta në bursat botërore sot u shtrenjtua në pothuajse 81 dollarë për barel, pas rënies së djeshme të çmimit të saj për shkak të druajtjes nga zvogëlimi i mundshëm i kërkesës për shkak të ngadalësimit të ekonomisë botërore.Çmimi i naftës për dërgesë termike në nëntor në bursën e Nju-Jorkut sot u rrit për 22 centë në 80,72 dollarë për barel. Mbrëmë çmimi i naftës u lirua në 80,51 dollarë për barel, pas rënies prej pothuajse 5,41 dollarë, gjegjësisht për 6,3 për qind.
"Brenti" evropian nga Deti Verior në bursën në Londër u shtrenjtua për 70 centë, në 106,19 dollarë për barel.Çmimi i naftës u lirua për pothuajse 10 për qind në krahasim me rritjen e javës së kaluar deri mbi 90 dollarë për barel, nën presionin e shqetësimit të investitorëve se kriza debitore në eurozonë dhe ekonomia e dobët do të mund ta zvogëlojnë kërkesën.Megjithatë, disa analistë presin që kërkesa e naftës ta tejkalojë ofertën dhe të kontribuojë për përforcim të çmimit të energjensit. Kompania "Goldman Saks" e përsëriti parashikimin e vet se nafta "brent" vitin e ardhshëm di të arrijë çmim mesatar prej 130 dollarë për barel.
Views: 403 | Added by: ksdardania | Rating: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player