Kryesore » 2012 » Janar » 7 » Papunësia në eurozonë edhe më tej në nivel rekord
4:28 PM
Papunësia në eurozonë edhe më tej në nivel rekord
Shkalla e papunësisë në eurozonën 17-anëtarëshe në nëntor tashmë dy muaj me radhë ishte në nivel rekord prej 10.3 përqind, tregojnë të dhënat më të reja zyrtare.Enti statistikor i BE-së, Eurostat, kumtoi se në nëntor në eurozonë ka pasur 16.3 milionë të papunë, që është për 587.000 më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2010.Të dhënat për tërë Bashkimin, i cili numëron 27 anëtarë, tregojnë se shkalla e papunësisë në nëntor gjithashtu ka stagnuar në krahasim me muajin e kaluar në nivel prej 9,8 përqindjeve.Në BE në nëntor ka pasur 23.6 milionë të papunë, që është për 55.000 më shumë në krahasim me tetorin dhe 723.000 më shumë se sa në nëntor të vitit 2010, kumtoi Eurostat.Në mesin e anëtareve të eurozonës, shkallë më të lartë të papunësisë sërish ka Spanja, prej 22,9 përqindjeve në nëntor në krahasim me 22.4 përqind muajin e njëjtë në vitin 2010. Në Greqi, e cila më së shumti është e goditur nga kriza debitore në eurozonë, shkalla është rritur në 18.8 përqind në shtator, përderisa të dhënat për muajt e mëvonshëm akoma nuk ka qasje.Nga ana tjetër, shkallë më të ulët të papunësisë në nëntor kanë shënuar Austria, prej katër përqindjeve, më pas pasojnë Luksemburgu dhe Holanda me shkallë prej 4.9 përqindjeve.
Views: 507 | Added by: ksdardania | Rating: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player