Kryesore » 2011 » Tetor » 21 » Peja me çmimin më të lartë të bukës në Kosovë
2:37 PM
Peja me çmimin më të lartë të bukës në Kosovë
Ndonëse ishte paralajmëruar lirimi i bukës për 10 centë, çmimi për një bukë 500 gramësh në komunën e Pejës vazhdon akoma të jetë gjysmë euro, edhe pse në të gjitha qytetet tjera të Kosovës çmimi për bukë është ulur.Edhe pse komuna e Pejës kishte lëshuar një urdhëresë komunale që kishte për qëllim zbritjen e çmimit të bukës një gjë e tillë nuk është respektuar nga ana e prodhuesve të bukës.
Zyrtarë të Drejtorisë së Inspeksionit në Pejë bënë të ditur se disa furra që nga dita e sotme kanë filluar të ulin çmimin e bukës dhe shumë shpejt çmimi do të ulet te të gjithë prodhuesit e bukës.
Ahmet Mahmutaj, drejtor në Drejtorinë e Inspeksionit, ka thënë se drejtoria që ai drejton kanë arritur një marrëveshje me shoqatën e prodhuesve dhe shumë shpejtë do të fillojë të zbatohet urdhëresa për uljen e çmimit të bukës."Buka 500 gramësh e tipit 500 do të jetë 40 centë dhe për këtë duhet falënderuar pikërisht prodhuesit, sepse janë ata që e diktojnë çmimin. Kjo ishte një marrëveshje në mes të prodhuesve të bukës dhe inspektoriatit të tregut, por merita për ofrim të çmimit më të volitshëm të bukës për qytetarët iu takon vetë prodhuesve të bukës", deklaroi Mahmutaj.

Ndërkohë qytetarët ankohen se çmimi i bukës është shumë i lartë dhe ata thonë se edhe Peja duhet të jetë e barazuar me qytetet tjera, pasi që ajo prin me çmimin më të lartë të bukës në vend.

"Është dashur që të jetë çmimi më i lirë për bukë, pasi krejt qytetet tjera kanë ulur çmimet. Në Prishtinë, për shembull, një bukë kushton 35 centë edhe këtu është dashur të ulet çmimi, sepse varfëria është e madhe, të ardhurat e vogla. Është interesant se si të ngrihet çmimi këtu së pari e qesin, e kur të zbriten Peja është e fundit që bën uljen e çmimeve", thotë Ilhami Ilazi nga Peja
Views: 765 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player