Kryesore » 2012 » Maj » 18 » Pompat e benzinës, të privilegjuarat e shtetit
9:32 PM
Pompat e benzinës, të privilegjuarat e shtetit
Edhe dy vit pasi që ka filluar implementimi i Ligjit për arkat fiskale shumë biznese ende nuk janë pajisur me to, bile ato kompani që kanë qarkullimin më të madh ende nuk kanë arka fiskale siç janë pompat e benzinës. Edhe përfaqësues të bizneseve nga Oda Ekonomike e Kosovës thonë se nuk janë të kënaqur me ecurinë e këtij procesi ndërsa si më të papërgjegjshmit deri më tani sipas tyre janë pompat e benzinës. "Nuk kemi arsye të jemi të kënaqur me këtë proces, është e vërtetë që shumë kompani nuk janë të fiskalizuara mirëpo mbi të gjitha është koha kur duhet të kemi një qasje më pragmatike rreth fiskalizimit të pompave të benzinës, ndërmarrje këto të cilat kontribuojnë më tepër në buxhetin e konsoliduar të Kosovës”, ka thënë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu. 

Ai ka thënë se duhet të përshpejtohet procesi i fiskalizimit edhe i këtij sektori të derivateve të naftës.

Sipas tij, efekti pozitiv i këtij procesi është i shumanëshëm. "Procesin e fiskalizimit të bizneseve Oda Ekonomike e ka mbështetur dhe e ka mirëpritur dhe në këtë drejtim ka dhënë kontributin e saj pasi që nga ky proces do të ketë efekte pozitive në rend të parë ulje të ekonomisë informale, e dyta kontribut në buxhetin e konsoliduar dhe mbi të gjitha do të ketë rregull në tregun e brendshëm”, ka thënë Gërxhaliu.

Çminin e lartë të arkave dhe monopolizimin e ka kundërshtuar Ramiz Kelmendi, pronar i "Elkos Group”.

"Unë e kam kundërshtuar çmimin dhe monopolizimin e arkave fiskale që kanë qenë të monopolizuara në distribuim. Nuk janë pajisur të gjitha bizneset me arka fiskale. Ndërsa shumë biznese që i kanë ble nuk i kanë futur në funksion në mungesë të kontrollave nga organet kompetente. Në mënyrë që ky proces të funksionojë normalisht duhet të shtohet implementimi, të rritet angazhimi për implementim si dhe të shtohet kontrolli mbi ata që e kanë arkën fiskle por që nuk e fusin në funksion. Ne kemi arkë fiskale në të gjitha pikat”, ka thënë Kelmendi.

Administrata Tatimore e Kosovës thonë se 82 për qind e bizneseve të planifikuara për fazën e parë janë të fiskalizuara.

"Disa prej këtyre bizneseve në këtë kategori të planifikuar, bëjnë transaksione bankare, kështu që në bazë të Ligjit dhe procedurave të ATK-së, nuk obligohen të kenë pajisje elektronike fiskale, kurse pjesa tjetër e mbetur e këtyre bizneseve të pafiskalizuara, duhet të fiskalizohet në afatin sa më optimal”, ka thënë Valenditna Bytyqi, zyrtare për komunikim me publikin në ATK.
Views: 512 | Added by: ksdardania | Rating: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player