Kryesore » 2011 » Tetor » 1 » Projekti i gazit nga Kaspiku në Evropë, sot paraqiten projektet
11:22 AM
Projekti i gazit nga Kaspiku në Evropë, sot paraqiten projektet
3 kompani të mëdha në fushën e gazit, do paraqesin para autoriteteve të Azerbajxhanit projektet për transportin e gazit natyror nga Kaspiku drejt Evropës.Ditën e shtunë, në datë 1 tetor, 3 kompani të mëdha ndërkombëtare që operojnë në fushën e gazit, do të paraqesin para autoriteteve të Azerbajxhanit projektet e tyre për ngritjen e rrjetit të transportit të gazit natyror nga deti Kaspik drejt Evropës. Njëri nga këto 3 projekte, ai Trans-Adriatik, parashikon që një degëzim i rrjetit të gazsjellësit të kalojë edhe në vendin tonë. Lindberg, menaxher i përgjithshëm i TAP-it për Shqipërinë, tregon disa nga avantazhet që ka projekti i tyre, në përballje me 2 projektet e tjera për ndërtimin e këtij rrjeti gazi."Ajo që është kryesorja, është që projekti ynë ka shtrirjen më të shkurtër dhe është më i realizueshmi financiarisht. Ne jemi më të avantazhuar edhe teknikisht. Fakti që mbështetemi nga 2 kompani lider botërorë në fushën e energjetikes siç janë kompania I-on, apo Statoil , do të thotë që kemi kapacitetet financiare dhe teknike për realizimin e projektit sipas standardeve të përcaktuara nga banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim. Përveç kësaj, projekti trans-Adriatik, mund të sjellë gaz përmes një rruge të re, duke krijuar kështu mundësi të reja për gazifikimin e vendeve të tjera në rajonin e Evropës jug-lindore përfshirë këtu edhe vendin tuaj Shqipërinë. Unë mendoj që është e nevojshme ngritja e një rrjeti gazi në këtë rajon, pasi kjo do i hapte rrugë realizimit të projekteve të tjera në një periudhë afatgjatë”, tha ai. Lindberg ka folur konkretisht edhe për përfitimet që vendi ynë do të ketë me realizimin e këtij projekti për transportin e gazit.Projekti i gazsjellësit Trans-Adriatik do të mundësojë transportin e gazit natyror nga deti Kaspik drejt kontinentit evropian. Me një gjatësi prej 520 kilometrash, tubacionet do të kalojnë nga Greqia ne Shqipëri e për të përfunduar në Itali.
Views: 376 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player