Kryesore » 2012 » prill » 14 » Punëtorët e “Ferronikelit” po të përballen me kushte mjaft të rënda në punë
3:07 PM
Punëtorët e “Ferronikelit” po të përballen me kushte mjaft të rënda në punë
Ndërmarrja "Ferronikeli” në Drenas gjobitet me 116 mijë e 100 euro, për shkak të mos-përmirësimit të kushteve të punës për të punësuarit. Kështu tha për Radio Kosovën, kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi. Ai theksoi se gjatë tre muajve të parë të këtij viti kanë shqiptuar gjoba edhe ndaj disa ndërmarrjeve tjera. Punëtorët e ndërmarrjes "Ferronikeli” në Drenas, vazhdojnë të përballen me kushte mjaft të rënda në vendet e punës. Për këtë, ata vazhdojnë të adresojnë ankesa të shumta në sindikatën e ndërmarrjes. Kryetari i Sindikatës, Fehmi Nika, thotë se nuk ka kurrfarë përmirësimi të kushteve të punës dhe as sigurisë në punë. 

"Sa i përket kushteve të punës së punëtorëve, janë kushtet shumë të rënda, gazra, pluhuri e të gjitha. Për të gjitha shkeljet i kemi informuar dhe Inspektorati e ka bërë raportin, që na ka dërguar edhe neve dhe menaxhmentit, por nuk shoh diçka që ka përmirësuar sa i përket vërejtjeve të inspektoratit dhe kështu vazhdon punën”, theksoi ai.

Inspektorati i punës në tetor të vitit të kaluar ka bërë një inspektim detaj, pas një shpërthimi që kishte lënduar disa punëtorë. Kryeinspektori i punës Basri Ibrahimi tha pwr Radio Kosovën se kanë evidencuar shumë shkelje dhe të meta sa i përket sigurisë në punë.

"Ne i kemi dhënë kohë të mjaftueshme që menaxhmenti t’i eliminojë të metat të cilat i kemi identifikuar, por për fat të keq nuk i ka eliminuar ato të meta dhe ne jemi detyruar të shkojmë më gjobë, gjobën e ka marrë para ca ditësh, një gjobë bukur të majme besoj edhe për buxhetin e thellë të ‘Ferronikelit’, mendojmë se është një gjobë bukur e majme”, tha ai.

Kryeinspektori Ibrahimi saktëson se gjoba e shqiptuar ndaj "Ferronikelit” është 116 mijë e 100 euro. Ai paralajmëron edhe inspektime tjera në këtë ndërmarrje.

"Përkundër asaj se kemi shqiptuar një gjobë bukur të majme, ndoshta është gjoba më e madhe që është shqiptuar nga Inspektorati i punës, ne e kemi të drejtën dhe e kemi sugjeruar edhe në vendimin tonë se do të shkojmë në riinspektim dhe të shohim sa i ka eliminuar të metat të cilat i kemi evidencuar. Mund të ndodh të ketë ankesa nga punëtorët dhe ne jemi të obliguar t’i inspektojmë kompanitë, dhe dua të them se nuk ka asnjë ankesë që vjen nga punëtorët në inspektorat të punës dhe nuk shqyrtohet”, theksoi Ibrahimi.

Kjo është gjoba e dytë ndaj ndërmarrjes "Ferronikeli”, pas asaj që ministria e mjedisit i kishte shqiptuar në vlerë prej 40 mijë eurosh për shkak të ndotjes së mjedisit.

Ibrahimi saktëson se gjatë vitit të kaluar i kanë shqiptuar 136 gjoba. Ndërkaq gjatë periudhës janar – mars të këtij viti 27 gjoba. Në mesin e ndërmarrjeve të gjobitura është edhe "Sharrcemi” i Hanit të Elezit dhe "Ballkani” i Suharekës.
Views: 471 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player