Kryesore » 2012 » Maj » 5 » Rritet borxhi i jashtëm i Kosovës
10:49 AM
Rritet borxhi i jashtëm i Kosovës
Borxhi i jashtëm i Kosovës ka arritur në vlerën prej 1 miliard e 426 eurosh në fund të vitit 2011. Ky borxh është rritur për 78 milionë euro, në krahasim me fundin e vitit 2010, ndërsa në krahasim me vitin 2009, borxhi total i jashtëm i Kosovës ka shënuar rritje prej 280 milionë eurosh. E në krahasim me vitin 2007, vlera e borxhit të jashtëm është rritur për 930 milionë euro. Të dhënat e publikuara të premten nga Banka Qendrore e Kosovës tregojnë se vlera e borxhit të jashtëm i regjistruar në fund të vitit 2011 përbën mbi 30 për qind të bruto prodhimit vendor, që llogaritet të jetë në vlerën prej rreth 4.5 miliardë eurosh.
Views: 463 | Added by: ksdardania | Rating: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player