Kryesore » 2011»Tetor»1 » Shqipëria e dyta në Evropën Juglindore për investimet
5:41 PM
Shqipëria e dyta në Evropën Juglindore për investimet
Gjatë vitit 2010, investimet e huaja direkte në Shqipëri janë rritur me 1
miliard dollarë, duke u bërë vendi i dytë në Evropën Juglindore pas Serbisë që
thish kaq shumë investime.Raporti i Investimeve Botërore 2011 tregon se flukset e
Investimeve të Huaja Direkte IHD-së në botë u rritën lehtë gjatë vitit 2010, por
mbetën rreth 15% nën mesataren e para krizës. Raporti parashikon që në
dy vitet në vijim, me përjashtim të ndonjë tronditjeje të paparashikuar
ekonomike, flukset e IHD-së do të përmirësohen, duke kapur vlerën e para krizës.
Promovimi dhe lehtësimi i investimeve vazhdojnë të mbeten element dominues në
politikat kombëtare të investimeve. Megjithatë, rreziku i proteksionizmit ndaj
investimeve është rritur si rezultat i akumulimit gjatë viteve të fundit të
masave kufizuese ndaj investimeve dhe procedurave administrative. Raporti i sivjetshëm fokusohet në modelet e biznesit "pa pjesëmarrje në
aksione" të prodhimit ndërkombëtar. Këto modele paraqesin mundësi për ekonomitë
në zhvillim dhe në tranzicion për t'u integruar më mirë në ekonominë botërore,
për të forcuar potencialin e kapaciteteve prodhuese vendase, si dhe për të
përmirësuar konkurrencën ndërkombëtare. Ai tregon si dhe pse këto modele
biznesi si prodhimi me elementë të kontraktuar, nën kontraktimi i shërbimeve,
kontraktimi i fermave, franciza dhe licencimi po përdoren gjithnjë e më shumë
nga korporatat shumëkombëshe në menaxhimin e zinxhirit global të krijimit të
vlerës.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus