Kryesore » 2014 » Janar » 9 » Strategji për luftimin e informalitetit
11:57 AM
Strategji për luftimin e informalitetit

Ekonomia joformale mbetet edhe më tej një ndër prioritetet e Qeverisë së Kosovës. Kështu ka thënë ministri i Financave, Besim Beqaj, në takimin kushtuar hartimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit për parandalimin dhe luftimin e ekonomisë joformale, pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit.Në këtë takim, në të cilin ishin prezentë përfaqësuesit e asociacioneve të biznesit, Shoqatës së Bankave, Bankave, Shoqatës së Sigurimeve, Institutit për Krime Ekonomike, Oda e Avokatëve të Kosovës, shoqërisë civile dhe institucioneve vendore, ministri Beqaj theksoi se ekonomia joformale është e dëmshme për të gjithë.Sipas tij, ajo ka efekte negative për vetë bizneset, të punësuarit dhe Qeverinë, dhe për këtë arsye sipas tij është e rëndësishme që institucionet të bëjnë më të mirën për të luftuar këtë dukuri dhe rrjedhimisht, për të ofruar një ambient më të volitshëm për të bërë biznes.

Ministri Besim Beqaj tha se vitet e kaluara Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një sërë veprimesh për të luftuar dhe parandaluar ekonominë joformale.

Sipas tij, në vitin 2010 është miratuar Programi qeveritar dhe Plani i veprimit për parandalimin e ekonomisë joformale për periudhën 2010 -2012. Po ashtu, ai ka thëne se është aprovuar Ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, Ligji mbi të drejtat pronësore dhe intelektuale, si dhe Udhëzimi Administrativ për implementimin e tij.

Ai ka bërë të ditur se gjithashtu është ndryshuar edhe Ligji mbi administratën tatimore dhe procedurat, si dhe një numër i konsiderueshëm i ligjeve të tjera që në forma të ndryshme e adresojnë çështjen e luftimit të ekonomisë joformale.

"Në kuadër të ndërtimit të strukturave dhe forcimit të kapaciteteve që mbështesin parandalimin e ekonomisë joformale, është punuar mjaft, si në strukturat ekzistuese, po ashtu edhe në krijimin e atyre të reja, siç janë Njësia e Inteligjencës Financiare, Njësia e Menaxhimit të Rrezikut, e themeluar brenda ATK-së, Njësia për Hetime Tatimore brenda ATK-së, Njësia kundër krimit të organizuar e themeluar brenda Doganës, Zyra për bashkëpunim me prokurorinë, e themeluar brenda Doganës, TASK Forca për bashkëpunim midis Doganës, ATK-së dhe Policisë së Kosovës për luftimin e kontrabandës, që janë duke dhënë rezultate konkrete”, ka thënë ministri i Financave Besim Beqaj.

Është me rëndësi, sipas tij, se Strategjia për parandalimin dhe luftimin e ekonomisë joformale, pastrimit të parave dhe financimin e krimeve ekonomike të jetë sa më gjithëpërfshirëse dhe reflektim i konsultimeve me të gjitha palët e interesit, si një parakusht për implementim më të lehtë.

Views: 976 | Added by: ksdardania | Rating: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player