Kryesore » 2011 » Qershor » 8 » Telekom Austria ofron 350 milionë euro për PTK-në
1:41 PM
Telekom Austria ofron 350 milionë euro për PTK-në
Krahas Telekomit gjerman edhe Telekom Austria ka shfaqur interesimin e vet për të blerë 75 për qind të aksioneve të Postë Telekomit të Kosovës.
"Jemi të interesuar të blejmë Postë Telekomin e Kosovës", i ka thënë gazetës vjeneze Die Presse një zëdhënëse e Telekom Austrisë. Megjithatë, ajo ka theksuar se Telekom Austria ende nuk ka marrë nën llupë bilancin e PTK-së. Ajo nuk ka folur as për çmimin, por as për kohëzgjatjen e procedurave.
Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës shpresojnë të fitojnë një shumë prej 600 milionë eurosh për 75 për qind të shitjes së PTK-së. Por, Die Presse, shkruan se nga burime brenda Telekom Austria ka marrë vesh se kjo kompani do të ofrojë një çmim prej 300 deri në 350 milionë euro. Vëzhguesit e rrjedhave ekonomike kanë hequr një paralele me privatizimin e Telekomit të Serbisë. Qeveria në Beograd kishte kërkuar 1.4 miliardë euro, por Telekom Austria kishte ofruar një çmim shumë më të ulët.Telekom Austria shkruan Die Presse kishte konkurruar për dy licenca te telefonisë mobile në vitin 2007 në Kosovë por ishte kthyer duarthatë. Aktualisht, shkruan Die Presse kundër PTK-së janë duke u zhvilluar hetime për korrupsion për shkak të dhënies së licencës. Vitin e kaluar për këtë qëllim Euleks kishte bastisur zyrat e PTK-së
Views: 462 | Added by: ksdardania | Rating: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player