Kryesore » 2011 » Qershor » 29 » USAID-i organizon punëtori për turizmin e verërave
3:58 PM
USAID-i organizon punëtori për turizmin e verërave
 Në hapësirat e hotelit "Park” në Rahovec, u mbajt punëtoria për sensibilizimin e qytetarëve të Komunës së Rahovecit për zhvillimin e turizmit të verërave në këtë komunë. Prezantuesi Elmar Kunz, ekspert i turizmit i angazhuar nga USAID-i, tha se duhet vetëdijesuar qytetarët për të mirat që mund të vijnë nga turistët, të cilët mund të sjellin përfitime të shumanshme për qytetarët e kësaj komune agrare. 
Ndërsa pjesëmarrësit vlerësuan se duhet pasur kujdes të veçantë rreth qasjes tradicionale ndaj turistëve, përmes punimeve artizanale, ushqimit tradicional dhe trajtimit. Në takim u fol edhe për ngritjen e vetëdijes në sektorin e turizmit në Komunën e Rahovecit. Ndër të tjera u shtrua nevoja e ndërmarrjes së masave për mirëmbajtjen e ambientit në qytet dhe rrethinë, për ngritjen e kapaciteteve të banimit për turistë të huaj në komunë, si dhe për nxitjen dhe përshpejtimin e turizmit në Rahovec. 
Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues të biznesit, të shoqatave të bujqve e fermerëve, OJQ të ndryshme, zejtarët, tregtarët dhe prodhuesit e rrushit e të verës.

Janë prezantuar edhe praktikat më të mira për një zhvillim më të hovshëm të këtij sektori, sidomos të turizmit të verës.

Të pranishmit kanë shfaqur interesim të veçantë për ta avancuar këtë degë të ekonomisë lokale, duke kontribuuar me pyetje dhe diskutime të ndryshme.
Views: 497 | Added by: ksdardania | Rating: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player