Kryesore » 2011 » Dhjetor » 10 » Video turistike Kosova perëndimore (+VIDEO)
4:47 PM
Video turistike Kosova perëndimore (+VIDEO)
Pamjet e mrekullueshme të rajonit i hapin mundësitë për zhvillimin e turizmit lokal i cili do të kontribuojë për këtë rajon, që përveç nga bujqësia të jetë i njohur edhe për nga bukuritë që i ofron, u tha të enjten gjatë promovimit të videos turistike të titulluar "Kosova perëndimore – më pranë se kurrë”.Në promovim fjalë patën: Besime Kajtazi nga Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Prishtinë, Mehdi Ratkoceri nga Ministria e administrimit të pushtetit lokal dhe Mehdi Mulaj nga Grupi lokal i veprimit "Mirusha” nga Peja një nga partnerët në projektin Diversifikimi i aktivitetit ekonomik në rajonin Perëndimor të Kosovës – DEAR WEST."Promovimi është vetëm se njëri nga rezultatet e këtij projekti, por rezultat shumë i rëndësishëm", u potencua në eveniment. "Turizmi është risi në rajonin dhe është e nevojshme që jo vetëm se t’i tërheqim njerëzit që t’i shohin bukuritë e rajonit, por, t’i bindim vetë njerëzit në rajon se bukuritë që ato janë mësuar t’i shohin mund t’ju sjellin mjete plotësuese në buxhetet familjare".

Aktivitetet tjera janë të drejtuara drejtë identifikimit dhe zhvillimit të produkteve turistike lokale, zhvillimin e kapaciteteve për turizëm, promovimin e potencialit turistik të rajonit dhe përmirësimin e kapaciteteve të sektorëve komplementar me turizmin.

Aktivitetet e projektit u janë kushtuar sipërmarrësve dhe të punësuarve që merren me turizmin si dhe Grupeve lokale të veprimit në Pejë, Deçan. Klinë dhe Istog si dhe fermerëve e pyjtarëve dhe kompanive të ndërtimit aktivitetet e të cilave e degradojnë ambientin dhe dëmtojnë potencialin turistik të rajonit dhe gjithë banorëve të rajonit, të cilët në të ardhmen do t’i ndjejnë përfitimet nga turizmi.
"Një pjesë e mirë e asaj që e posedojmë si tokë dhe bukuri në atë nuk i njohim", tha moderatori Spahiu, "Promovimi i sotëm besoj që do tua vërtetojë atë. Ajo që do të shihni mund të ju habisë, mund të ju ngjallë mosbesim se bëhet fjalë për Kosovën por gjithsesi nuk do të ju lejë gjakftohtë. Keni parasysh se gjithë ajo është këtu, afër – ashtu siç thotë motoja e kësaj kampanje, Kosova perëndimore – më pranë se kurrë!

Reklama është e realizuar në lokacione në rajonin Perëndimor të Kosovës. E kanë punuar Fabrika dhe Next level. Prej sot fillon emitimi i saj në televizionet e Kosovës.

Projekti është i financuar nga Bashkimi evropian, i udhëhequr nga Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian, implemntuar nga Fondacioni zhvillimor maqedonas për ndërmarrje (MRFP) dhe partnerët e saj lokalë – Grupet lokale të veprimit nga komunat e Pejës, Deçanit, Klinës dhe Istogut.

Videoja dhe më shumë informata mbi projektin mund t’i gjeni në Web faqen zyrtare të projektit http://www.dearwest.org.
Views: 398 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player