Kryesore » 2013 » Nëntor » 29 » Viktimat e “Belle Air” s’i kompenson askush
10:06 AM
Viktimat e “Belle Air” s’i kompenson askush

Falimenti i kompanisë "Belle Air Evropa” dyshohet se do të prekë më shumë se 50 mijë pasagjerë që kanë pasur të udhëtojnë me këtë aviokompani. Në njoftimin zyrtar kjo kompani nuk ka bërë të ditur për numrin e biletave që ka shitur, por sipas një burimi të gazetës "Zëri”, janë mbi 50 mijë pasagjerë që kanë pasur të udhëtojnë në destinacione të ndryshme me ‘Belle Air Europe’ në ditët dhe muajt në vijim.Këto prenotime janë kryer për deri në mars të vitit të ardhshëm, duke u përllogaritur në miliona euro dëm për xhepat e qytetarëve. Njëri nga ta është edhe Xhevdet Januzaj, i cili ka pagur bileta prej 1.550 franga Zvicerane. Januzaj i cili jeton me vite në Luzern të Zvicrës, ka thënë për "Zëri” se nuk ka asnjë informatë se s’i do të kompensohen mjetet.

"Biletat i kam rezervuar përmes Internetit. Reklamën e kam pa në televizion, po kam marr edhe mesazh në telefon nga ‘Belle Air’, ku më kanë bërë ofertë për me ble biletë, po tash kur u anulua udhëtimi ne këta numra askush nuk po lajmërohet” ka thënë ai.

Januzaj ka thënë se ka pasur probleme edhe para një muaji kur kishte udhëtuar me këtë aviokompani për në Prishtinë. Ai tha se do ta padisë kompaninë "Belle Air”.

Hallin e nyejt me Januzaj e ka edhe Binak Ukehagjaj me bashkëshorten e tij Albiana Krasniqi. Ukëhagjaj që kishte rezervuar biletën për udhëtim me date 22.12 2013 dhe kthimin me 05.01.2014 kishte paguar biletën në vlerë prej 1095 franga Zvicerane.

"Biletat i kam rezervua qe 2 jave kurse pagesën e kam bërë 1095 franga dy drejtimesh, po deri me tani krejt numrat e tyre i kam thirre s’ka informata” ka thënë Ukëhagjaj.

Ndonëse ministria e Infrastrukturës ende nuk ka ndërhy për të zgjidhur çështjen e pasagjerëve të mbetur si në Aeroportin e Prishtinës ashtu dhe në ato të disa qyteteve të Evropës, nuk dihet ende çdo të ndodhë me dhjetëra mijëra konsumatorët e tjerë që kanë shpenzuar para për një fluturim të pamundur. Ismail Berisha, u.d. Drejtor i Departamentit te Aviacionit Civil tha se ministria nuk i kompenson këta pasagjerë, por kjo i takon ta bëjë aviokompanisë.

"Ministria nuk i kompenson, ekziston rregullorja e cila tregon se kush do t’i kompensoj. Por, avio kompani ka marr përsipër të gjitha obligimet që ushtarët do t’i dërgoj në destinacionet për ku kanë prenotu biletën”, ka thënë Berisha. Ai madje ka shtuar se nëse "Belle Air Europe” nuk i kryen këto obligime për rimbursim, ministra do të iniciojë procedurë."Konform legjislacionit ne i drejtohemi autoritetit dhe nëse ‘Belle Air Europe’ nuk përgjigjet as ministrisë atëherë do të merren masa”, ka thënë Berisha pa treguar se për çfarë masa bëhet fjalë.

Sido që te jetë, kompania "Belle Air Europe” në vazhdimësi ka krijuar probleme në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, e sidomos gjatë muajve të verës ku mijëra udhëtarë është dashur të presin me orë dhe ditë të tëra, pasi që kanë rënë viktimë e kësaj kompanie.

Mirëpo, viktimë ka rënë edhe vetë Aeroporti, pasi që borxhi i kompanisë ndaj këtyre të fundit tejkalon shumën prej 1 milion e 500 mijë euro. Ndaj "Belle Air” ishin ngritur padi qysh në fillim të këtij viti në Gjermani dhe Zvicër, pasi kompania kishte dërguar SMS në telefonat celularë te bashkatdhetarët në këto dy vende, pa vullnetin e këtyre të fundit.

Views: 619 | Added by: ksdardania | Rating: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player