Kryesore » 2011 » Korrik » 21 » Zelik: Rritja e vendeve në zhvillim ka mundësi t’i ndihmojë eurozonës
1:09 AM
Zelik: Rritja e vendeve në zhvillim ka mundësi t’i ndihmojë eurozonës
"Rritja më e shpejtë globale mund t'u ndihmojë shteteve në përshtatjen, por Evropa vetë duhet të merret me problemet e saj debitore", tha Zelik, i cili qëndron në vizitë katërditore në Turqi.- Rritja e fuqishme ekonomike e vendeve në zhvillim, siç është Turqia, ka mundësi në mënyrë pozitive të ndikojë në përpjekjet e shteteve të eurozonës për përballje me krizën debitore, deklaroi në Ankara drejtori i Bankës Botërore, Robert Zelik."Rritja më e shpejtë globale mund t'u ndihmojë shteteve në përshtatjen, por Evropa vetë duhet të merret me problemet e saj debitore", tha Zelik, i cili qëndron në vizitë katërditore në Turqi.Ai përkujtoi se sot pothuajse gjysmën e rritjes ekonomike botërore e realizojnë vendet në zhvillim, për dallim nga periudha gjatë viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, kur në të bie vetëm 20 për qind nga rritja e ekonomisë globale.Zelik the fjalë lavdëruese për rritjen e shpejtë ekonomike të Turqisë, por paralajmëroi se vendi duhet të ketë kujdes pasi që "para ekonomive dinamike çdo herë ekziston rrezik nga inflacioni i lartë".Turqia vitin e kaluar kishte shkallë nga rritja ekonomike prej 8,9 përqindëve, me çka ishte ekonomi me rritje më të shpejtë mes anëtarëve të Grupit të 20-të të vendeve dhe shteteve të zhvilluara me zhvillim të përshpejtuar ekonomik.
Views: 415 | Added by: ksdardania | Rating: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player