Papunësia në Eurozonë regjistroi një rekord të ri në muajin tetor, ndërsa të dhënat për fuqinë blerëse vazhduan të përkeqësoheshin. Këto të dhëna u publikuan nga presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, i cili paralajmëroi se Eurozona mund të mbetet në krizë deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.Norma e papunësisë në tetor u përllogarit në 11,7%, 1,4% më shumë se i njëjti numër i një viti më parë.