Kryesore » 2011 » Qershor » 25 » AKEP hap tenderin për licencën ‘3G’, më 5 shtator do të paraqiten ofertat
1:52 PM
AKEP hap tenderin për licencën ‘3G’, më 5 shtator do të paraqiten ofertat
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka hapur tenderin për licencën e dytë "3G”. Këtë herë në garë do të jenë tre nga katër kompanitë e telefonisë celularë, për faktin se njëra prej tyre tashmë e disponon licencën qysh nga nëntori i vitit të kaluar. Në njoftimin e AKEP është lënë që në datën 5 shtator kompanitë e interesuara të paraqesin ofertat e tyre dhe vlera minimale e hyrjes në tender, ashtu sikurse edhe më herët, është lënë ajo e 12.5 milionë eurove. Për kompanitë që paraqesin një vlerë më të ulët sesa kjo, nuk është lënë asnjë alternativë tjetër përveçse skualifikimit. Në fakt, nga ana e shumë institucioneve dhënia e vetëm një licence "3G” për kompanitë celulare që do të ofrojnë shërbimet e gjeneratës së tretë, u komentua si negative dhe me impakt në konkurrencë, ndërkohë që Banka Botërore bëri propozimin e saj në një raport që të zgjerohej numri i licencave. Licenca e parë e "3G” u fitua nga kompania "Vodafone”, me një ofertë pothuajse dyfishi i vlerës limit të caktuar, me plot 31.4 milionë euro. Por, çfarë është në fakt një licencë "3G”. Teknologjia "3G” (ose e shqipëruar, teknologjia e gjeneratës së tretë) është një nivel standardesh për telefoninë celulare dhe shërbimeve të telekomunikacionit celular të vendosura nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit. Ky shërbim ofron telefonata zanore të mundësuara nga interneti "wirless” në hapësira të mëdha gjeografike, video-telefonata, akses në internet përmes telefonit dhe Mobile TV. Po kështu, të tjera shërbime që vijnë me teknologjinë "3G” janë ato që kanë të bëjnë me dërgimin në kohë reale në telefon të kushteve të motit në një zonë të caktuar, të gjendjes së trafikut apo gjetjen e adresave specifike për bizneset.

12.5 milione euro
është lënë vlera limit e ofertës për të hyrë në tenderin e licencës së dytë "3G”. Në këtë tender mund të hyjnë tre nga katër kompanitë e telefonisë celularë në vend, për faktin se njëra tashmë e ka një licencë "3G”
Views: 438 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player