Kryesore » 2012 » Shkurt » 18 » AMC hedh në treg tabletin kompjuterik 3G AMC | Z9
12:18 PM
AMC hedh në treg tabletin kompjuterik 3G AMC | Z9
Kompania e telefonisë celulare AMC hodhi në treg tabletin kompjuter AMC | Z9, pajisjen më të re teknologjike të AMC që ndjek prirjet e sotme botërore.Platforma 3G nga AMC është konkretizuar me disa produkte, si smartphone AMC | Z1, largimi optimal nga telefonët e zakonshëm, dhe i famshmi iPhone 4S, për të cilin Apple Inc. i ka dhënë kësaj kompanie ekskluzivitetin e shpërndarjes në Shqipëri. Ndërsa tableti kompjuter AMC | Z9 është krejt ndryshe."Sollëm produktet e para 3G dhe premtuam të tjera. Tani abonentëve tanë u paraqesim tabletin kompjuter AMC | Z9. Është një aparaturë 3G e mirëpajisur, falë të cilës shijohen plotësisht të mirat e internetit të shpejtë në celular”, thotë përgjegjësi për Teknologjinë pranë AMC-së, Armand Shkëmbi.
Për më tepër, tableti kompjuter vjen me çmime të leverdisshme bashkë me planet tarifore përkatëse, si dhe me oferta për abonentët e rinj apo ekzistues të AMC, me parapagesë dhe me kontratë.

Akses i përmirësuar 3G

Çfarë është ky tablet kompjuter? AMC | Z9, ashtu si shumë tabletë, është më i vogël dhe më i lehtë se laptopi dhe më i madh se smartphone. Përdoret me shumë lehtësi. Mund të futet në xhepat e mëdhenj dhe mund të transportohet me shumë lehtësi, për shkak të peshës së vogël, vetëm 389 g.

Thelbi i tij është lidhja në lëvizje me internetin, që i kapërcen telefonatat e zakonshme. AMC | Z9 ka ekran 7 polç me prekje, ka dy kamera për të kryer videotelefonata. Jetëgjatësia e baterisë është për t’u habitur. Zgjat 7 orë telefonata dhe deri në 5 orë lundrim në internet! Tableti kompjuter AMC | Z9 pranon karta MicroSD deri në 32 GB dhe ka funksionet Wi-Fi, Bluetooth, GPS dhe radio.

Performancë maksimale

"Duhet theksuar se AMC | Z9 punon me sistemin Android 2.3 Gingerbread, i cili është sistem operativ i hapur dhe u jep liri zgjedhjeje përdoruesve, atyre të zakonshëm dhe specialistëve të IT. Me fjalë të tjera, përdoruesit kanë mundësi ta përshtatin sipas dëshirës tabletin kompjuter, funksionet dhe programet e tij”, shpjegon Shkëmbi.

Tableti kompjuter ka të instaluar programe dhe lojëra. Përdoruesit mund të bëjnë videotelefonata dhe të shfrytëzojnë qindra mijëra programe falas në Android Market. Specialisti i teknologjisë e mbyll me fjalët "pikërisht kjo pajisje të duhet kur kërkon të lëvizësh por edhe të mbash lidhje me detyrat apo pasionet. Ky është premtim i realizuar; mjaft të shtypësh butonin e ndezjes!”
Views: 466 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player