Kryesore » 2012 » Dhjetor » 2 » Anulohet tenderi i përbashkët i ATK-së, MEF-it dhe Doganave
2:33 PM
Anulohet tenderi i përbashkët i ATK-së, MEF-it dhe Doganave
Tenderi "Rregullimi i dhomës së serverëve të përbashkët” për Ministrinë e Financave, Doganat e Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, është anuluar, pas gjetjeve që ka bërë Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik për shkeljet që janë bërë gjatë këtij tenderi.Ky vendim është marrë pas ankesës së parashtruar nga një ofertues, i cili ka njoftuar për dyshimet në këtë tender. Në vendimin e OSHP-së të ndërmarrë më 27 nëntor 2012 shkruan: "Anulohet vendimi i Autoritetit Kontraktues Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (SKGJK) për dhënie të kontratës, lidhur me procedurën e prokurimit me titull "Rregullimi i dhomës së serverëve të përbashkët për MFI, Dogana dhe ATK", dhe urdhërohet Autoriteti Kontraktues, Ministria e Financave (MF), që procedurën e prokurimit ta kthejë në rivlrësim. Mosrespektimi i këtij vendimi, detyron Panelin Shqyrtues që konform dispozitave ligjore të nenit 131 të LPP-së Nr. 04/L-042, të ndërmarrë masa ndaj Autoritetit Kontraktues, që nuk respekton vendimin e Panelit Shqyrtues të paraparë me këtë ligj”, shkruan në vendim të OSHP-së.

Operatori Ekonomik "Prompt Prishtina-SHPK"-Prishtinë, si palë e pakënaqur kishte deponuar ankesë në OSHP me datën 09.11.2012, kundër njoftimit për dhënie të kontratës të OE "Interadria"- Prishtinë, duke pretenduar se Autoriteti Kontraktues ka bërë shkelje esenciale të dispozitave të Ligjit të Prokurimit Publik; mjetet për promovimin e Transparencës, Aftësia Teknike dhe/ose Profesionale.

Organi Shqyrtues i Prokurimit pas pranimit të ankesës, ka autorizuar ekspertin shqyrtues për të shqyrtuar procedurën e zhvilluar lidhur me këtë aktivitet të prokurimit, si dhe vlefshmërinë e të gjitha pretendimeve të palës ankimore. Eksperti shqyrtues, në raport, njëkohësisht, ka konstatuar se gjatë bisedës që ka pasur me personin kontaktues të zyrës së prokurimit të Autoritetit Kontraktues, në lidhje me kërkesën e OE ankues për qasje në dokumentet e OE të rekomanduar për kontratë, sqaron se zyrtarja në fjalë ka theksuar se nuk kanë mundur t’i lejojnë qasje OE ankues, në dokumentet që ka kërkuar ai, pasi që ato dokumente për kontratë janë klasifikuar si sekret afarist.

Ndërsa eksperti shqyrtues duke u bazuar në ofertën e OE të rekomanduar për kontratë ka konstatuar se te aneksi 4-kërkesa për sekret afarist, OE i rekomanduar për kontratë, si sekret afarist i ka klasifikuar edhe certifikatat dhe CV e stafit. Eksperti shqyrtues, gjithashtu, duke u bazuar në dokumentacionin e tenderit, ka konstatuar se nuk ka asnjë shkresë të komunikimit që vërteton se AK-ja i ka dërguar OE ankues, në lidhje me kërkesën e tij për qasje në dokumente, dhe nuk ekziston asnjë shkresë që vërteton se AK-ja i ka sqaruar OE ankues, se çka ka klasifikuar si sekret afarist.

Andaj ka konsideruar se AK-ja nuk e ka respektuar nenin 10 të LPP-së, pasi që është dashur t’i lejojë qasje në dokumente OE ankues, dhe njëkohësisht t’i sqarojë se informatat sekrete afariste të klasifikuara nga OE i rekomanduar për kontratë, e të cilat janë të parapara me ligj nuk mund të shikohen nga palët e interesuara.

Eksperti shqyrtues deklaroi se në dosjen e tenderit të OE të rekomanduar për kontratë në aneksin 4, te kërkesat për sekret afarist, i ka cekur katër pika që i ka konsideruar si sekret afarist, ndër to janë edhe certifikatat dhe CV-të e stafit.

Paneli Shqyrtues, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, raportit të vlerësimit të Komisionit Vlerësues të AK-së, shqyrtimit të pikave pretenduese të parashtruesit të ankesës, konstatimeve, analizën konkrete dhe rekomandimin e ekspertit shqyrtues të cekur në raport, diskutimeve dhe shoshitjes së provave në tërësi gjatë seancës për shqyrtim kryesor, konstatoi dhe vleresoi se AK-ja nuk e ka respektuar nenin 10 të LPP-së, pasi që OE ankues, nuk i ka lejuar qasje në dokumentacionin e OE të rekomanduar për kontratë.

Paneli shqyrtues, duke u bazuar në shkresat e lëndës, vjen në përfundim se AK-ja nuk e ka respektuar nenin 10 të LPP-së, andaj urdhëron AK-në që lënda të kthehet në rivlerësim dhe njëkohësisht urdhëron AK-në që gjatë rivlerësimit ta respektojë në përpikëri nenin 10 të LPP-së.

Gjithashtu paneli shqyrtues urdhëron AK-në që gjatë rivlerësimit të ofertave ta ketë parasysh dhe ta zbatojë edhe nenin 11 të LPP-së dhe të gjitha dispozitat e legjislacionit në fuqi.
Views: 681 | Added by: ksdardania | Rating: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player