Kryesore » 2012 » Gusht » 31 » ART-ja bëhet gati për rrjete të gjeneratave të reja telekomunikuese
11:52 AM
ART-ja bëhet gati për rrjete të gjeneratave të reja telekomunikuese
Gjenerata e avancuar e telefonisë mobile, e njohur si 3G, mund të futet shumë shpejt në përdorim edhe në Kosovë. Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit është duke shqyrtuar mundësinë që në një kohë shumë të shkurtër, me gjasë të madhe brenda këtij viti, edhe Kosova të ketë sistemin e telefonisë mobile të gjeneratave të avancuara, të cilat do jenë avantazh sidomos nga aspekti i kapacitetit të komunikimit që do të mundësojë shërbime shtesë që kanë një vlerë të shtuar në raport me shërbimet aktuale."Tashmë nuk kemi kurrfarë pengesash dhe shumë shpejt operatorët do marrin udhëzimet e duhura nga ART-ja për të avancuar sistemet e tyre mobile telekomunikuese në teknologji më të avancuara. Kjo mund të ndodhë në një kohë shumë të shkurtër, me gjasë të madhe brenda këtij viti”, thotë Besnik Berisha, anëtar i Bordit të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit. Për rrjetin 3G të telefonisë mobile janë të gatshëm edhe operatorët e telefonive mobile në Kosovë.Lëshimi i brezeve të reja nuk është vlerësuar nga ART-ja të jetë me leverdi nga pikëpamja e interesit të përgjithshëm të qytetarëve. Berisha thotë se deri më tash Kosova ka pasur një treg mobil të qëndrueshëm, me çmime prej më të lirave në rajon dhe Evropë. "Nëse analizojmë trendët e avancimeve teknologjike në gjenerata të reja të telefonisë mobile në Evropë dhe më gjerë, vërejmë se kemi zhvillim të hovshëm teknologjik, por edhe lëvizje në përdorimin e brezeve të ndryshme frekuencore që shfrytëzohen për këto gjenerata. Këto lëvizje, në përgjithësi, kanë për qëllim optimizimin e shfrytëzimit të brezeve frekuencore në funksion të ofrimit të shërbimeve të diversifikuara, sa më kualitative dhe me kosto sa më të ulët”, thotë Berisha. Sipas direktivave më të reja evropiane operatorëve të telefonisë mobile u mundësohet brezi ekzistues 900 dhe 1.800 MHz për përdorimin e gjeneratave të "ardhshme” të telefonisë mobile. Në fillim të shtatorit, ART-ja do të iniciojë procedurat për lansimin e shërbimeve të bazuara në teknologjitë e gjeneratave të reja mobile brezgjera në Kosovë. "Gjithashtu, është evident fakti se eliminimi i operatorëve ilegalë nga pjesa më e madhe e vendit në masë të madhe ka krijuar kushte të reja konkurrimi dhe ka lehtësuar rrethanat për një avancim teknologjik. Mund të themi se shërbimet telekomunikuese janë të shpërndara në mënyrë të kënaqshme në vendin tonë, andaj edhe mendojmë se tash është momenti i duhur strategjik për të lansuar rrjet të gjeneratave të reja në Kosovë”, thotë Berisha. Drejtori i IPKO-s, Robert Erzin, para disa ditësh, në një intervistë për gazetën ka thënë se IPKO-ja tashmë është gati për të ofruar shërbime të gjeneratës së re 3G. Ai ka thënë se sipas planit ekzistues të frekuencave, IPKO-ja nuk mund të shfrytëzojë frekuencat ekzistuese për të ofruar shërbime 3G. "IPKO-ja është duke analizuar se si saktësisht mund të ofrojë broadband mobil, ndërsa operatorët tjerë janë duke ofruar rrjetet e tyre mobile krahas rrjetit 3G, apo LTE apo WiFi si teknologjitë e tyre kompatibile. Ne jemi duke diskutuar me Autoritetin Rregullativ të Telekomunikacionit (ART) për të parë mundësi se cilat janë opsionet për ta implementuar rrjetin 3G më në fund në vitin 2013”, ka thënë Erzin. Përveç frekuencave, operatorët do të duhet të azhurnojnë rrjetet e tyre dhe kjo do t’u marrë kohë. "Megjithatë, vetëm për shkak të situatës aktuale, gjatë vitit ne kemi investuar në teknologjinë WiFi, të cilën fillimisht e kemi instaluar në qytetet e mëdha. Kjo teknologji sot është hapur për të gjithë përdoruesit, por, pasi kjo është pjesë e zgjidhjes sonë për internetin në mobil, ne do të fillojmë ta mbyllim atë dhe ta ofrojmë ekskluzivisht për përdoruesit tanë”, ka thënë Erzin.

Nëse ka 3G në Kosovë, atje ne do të mundnim që me smartfonat tanë (Nokia, Iphone, HTC, Samsung, Sonyericsson) të ishim të lidhur në internet ngado që të shkonim dhe me shpejtësi 1MB për sekondë apo 2MB, sikurse ka valë për me folë në telefon ashtu do të kishte edhe valë të internetit, ku do të mund të lidheshin edhe me laptop, tablet PC (IPAD,Samsung Galaxy PAD, LG PAD) kudo që të ishim.
Views: 770 | Added by: ksdardania | Rating: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player