Kryesore » 2011 » Qershor » 10 » Asfaltohen kilometrat e parë të segmentit rrugor Shkodër- Hani i Hotit
9:10 PM
Asfaltohen kilometrat e parë të segmentit rrugor Shkodër- Hani i Hotit
Brenda 3 muajve të ardhshëm pritet të asfaltohen pjesë të qenësishme të këtij segmenti.Kanë filluar të asfaltohen kilometrat e parë të segmentit rrugor Shkodër -Hani i Hotit, konkretisht segmenti në dalje të Koplikut si dhe në by-pass-in e Bajzës.Brenda 3 muajve të ardhshëm pritet të asfaltohen pjesë të qenësishme të këtij segmenti duke ndikuar dhe në përmirësimin e trafikut në të këtë segment.
Aktualisht po punohet në të gjithë pjesën urbane dhe ekstra-urban, në gjashtë urat dhe në veprat të tjera arti, pjesë të këtij segmenti.
Ministri Olldashi inspektoi ecurinë e punimeve në këtë segment, ku të pranishëm ishin prefekti dhe kryetari i bashkisë së Shkodrës si dhe drejtuesit e firmës italiane që po kryejnë punimet.

Gjatë fjalës së tij, ministri Olldashi u shpreh se aktualisht është kaluar faza më e vështirë e punimeve, konkretisht faza e punimeve të nëntokës në pjesën urbane të rrugës, dhe të shpronësimeve që shpesh herë kanë paraqitur problematika specifike.

Ndër të tjera, ministri theksoi se aktualisht është duke u ecur shpejt drejt fazave të tjera të ndërtimit të rrugës, në mbushjen, në rilevimet si dhe në disa segmente dhe me shtrimin e asfaltit.

"Brenda një periudhe 3-mujore do të kemi pjesë të qenësishme të këtij segmenti të përfunduara tërësisht çka do të dhe thotë që do të kemi nje trafik shumë më të lirë”, - tha Olldashi

Ndër të tjera, ai falënderoi kompaninë italiane "Claudio Salini &Salvatore Materrese” dhe nënkontraktorët, për vëmendjen që po i kushtojnë mbajtjes në gatishmëri të këtij segmenti, duke patur parasysh dhe fillimin e sezonit turistik, që siç dihet, rrit në mënyrë të ndjeshme trafikun e mjeteve që vjen dhe shkon drejt Malit të Zi nga pika kufitare e Hanit të Hotit.

Ndërtimi i këtij segmenti rrugor me një gjatësi 39 km është një bashkëfinancim i qeverisë italiane dhe qeverisë shqiptare që kap vlerën e rreth 31.5 milion Euro.
Views: 428 | Added by: ksdardania | Rating: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player