Kryesore » 2011 » Shtator » 8 » ATK: 8 muaj, 174 milionë tatime
6:36 PM
ATK: 8 muaj, 174 milionë tatime
Administrata Tatimore e Kosovës gjatë periudhës janar-gusht 2011, ka mbledhur 174 milionë euro, duke realizuar rreth 67 për qind të planit vjetor të grumbullimit të të hyrave.Administrata Tatimore ka vazhduar trendin e grumbullimit të të hyrave për buxhetin e Kosovës sipas planifikimit.Shifrat i paraqiti drejtori i ATK-së, Behxhet Haliti. Ai shfaqi bindjen se plani i paraparë nga qeveria për mbledhjen e rreth 270 milionë eurove, do të përmbushet në tërësi gjatë këtij viti.
Haliti njoftoi se ATK-ja prej këtij muaji do të zbatojë sistemin për deklarimin elektronik të tatimit, i cili fillimisht do të jetë në dispozicion të tatimpaguesve të mëdhenj.Përmes këtij sistemi, niveli i sigurisë do të jetë më i lartë. Sipas tij, trajnimi i tatimpaguesve për përdorimin e sistemit ka filluar tashmë, ndërkaq pajisjet për kyçje në vlerë prej rreth 40 deri në 50 euro i shpërndan falas ATK-ja. Tatimpaguesi i parë që ka instaluar këtë sistem është kompania Limak Lion që menaxhon Aeroportin e Prishtinës
Views: 415 | Added by: ksdardania | Rating: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player